Wake Up/ Epidemiolog Dritan Ulqinaku: Lajmi i mirë është se në Shqipëri s’kemi raste të rënda
20/03/2020 11:42

Numri i të prekurve me Covid 19 në vendin tonë deri ditën e djeshme shkoi në total në 64 persona. Rastet më të reja ishin tre shtetas italian me vendbanim në Tiranë dhe dy raste të tjera në Kavajë . Kështu hartës së të prekurve i shtohet dhe qyteti i Kavajës, që ka rezultuar pozitiv me koronavirus një i moshuar 80 -vjeçar dhe një person tjetër 42- vjeç. Ndërkaq Instituti i Shëndetit publik vazhdon analizat në sajë të tamponeve të marra tek personat e dyshuar që shfaqin simptoma të Covid 19. Dritan Ulqinaku, mjek epidemiolog, pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se po kryhen teste sidomos në ato qytete që ka raste të prekura. "Rastet janë më tepër se ato të deklaruara por duhet ta dini që nuk është shqetësim sepse piramida epidemiologjike e sëmundjes është një piramidë që nuk ndryshon dhe nuk mund të themi që kemi një bum rastesh përderisa ne realisht jemi në këtë trend."-tha Ulqinaku. I pyetur nëse mund të bëjë një projeksion se kur do të jetë piku i këtij virusi në vendin tonë ai tha se: "Askush nuk mund të bëjë projeksione se kur do të jetë piku sepse aktualisht ky virus i ri dhe realisht nuk e di sesi po sillet. Gjithmonë shpresa e parë është tek vetë natyra. Po t'i referohemi epidemive të kaluara me viruse të ngjashme, p.sh. virusi i gripit ka një rënie drastike me rritjen e temperaturave, ndërkohë që nuk po ndodh kështu me këtë virus, kështu që kjo sjellje e tij na bën të ndërtojmë shumë skenare."

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14