Wake Up/ Eksperti Kastriot Sulka: Mashtrimi i qeverisë me “pagën e luftës” që e bërtet si ndihmë
01/05/2020 10:45

Ky 1 Maj e gjen Shqipërinë me numër të shtuar të papunësh. Qindra ndërmarrje kanë hequr nga skema e sigurimeve punonjësit e tyre, ose po mbyllin aktivitetet, duke rrezikuar shtimin e ndjeshëm të numrit të të papunëve në vend. Sipas Tatimeve, deri tani janë larguar nga skema e sigurimeve shoqërore rreth 61 mijë punonjës. Për shkak të masave drastike kundër përhapjes së koronavirusit ekonomia botërore ka shënuar humbje të mëdha dhe pothuajse gjysma e të punësuarve rrezikojnë të humbin vendin e punës. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës. Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune. Ndërkohë raporti i para dy ditëve i Bankës Botërore nënvizonte se ata që do të vuajnë më rëndë dhe për më gjatë pasojat e pandemisë në Shqipëri janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pa akses ose me akses minimal në kreditim. Po ashtu sipas Bankës Botërore edhe grupet vulnerabël pa mbështetje qeveritare do ta vuajnë njësoj rëndë situatën. Qeveria shqiptare ndërkohë ka miratuar dy paketa ekonomike që sipas saj do ju vijë në ndihmë të prekurve nga efektet e KOVID-19. Eksperti i tregut të punës, Kastriot Sulka sqaron se përse kjo nuk është një ndihmë nga qeveria por një e drejtë që u takon të prekurve nga pasojat e KOVID. "Duhet të sqarojmë një gjë që është shumë e rëndësishme: Në rastin kur një punonjës ka qenë në punë, ai nuk po merr ndihmë nga shteti por është paraja që ky punonjës e ka derdhur tashmë në sigurimet shëndetësore pikërisht për pagesë papunësie. Sepse ajo që po pretendohet si ndihmë dhe që e quajnë "pagesë lufte" në fakt është pagesë që i takon çdo punonjësi me të drejtë që në momentin që del i papunë. Ata e përfitojnë këtë pagesë nga 3-6 muaj. Pra kjo nuk është ndihmë kjo është ajo çka u takon punëtorëve të cilët dalin të papunë. Është e gjitha një abuzivitet, që nga shteti që bën sikur e ngatërron terminologjinë dhe e quan ndihmë. Në këtë rast qeveria nuk por po u jep atë që u takon. Ndihmë kjo "pagë lufte" mund të quhet vetëm për ata persona që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune ose kanë punuar në të zezë dhe nuk kanë derdhur kontributet. Në këtë rast po, është ndihmë"

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30