Një në tre shqiptarë punon në të zezë. Megjithëse situata në tregun e punës është përmirësuar vitet e fundit, pas aksioneve të institucioneve shtetërore në vitin 2015 dhe 2017, situata e të punësuarve në Shqipëri, mbetet alarmante. Këto ditë Këshilli Rajonal për Bashkëpunim ka publikuar gjetjet mbi punësimin informal në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkalla e punësimit informal në Shqipëri vlerësohet të jetë 30.3%.