Wake Up/ E para në Samitin Botëror të Inovacionit, njihuni me shqiptaren Serena Leka
23/12/2019 11:53

Pak ditë më parë, Serena Leka është vlerësuar me ҫmimin e parë në Samitin Botëror të Inovacionit, në një event në fushën e sipërmarrjeve dhe startup-eve. Produkti i krijuar prej saj ka si qëllim që të kufizojë përdorimin e plastikës në paketim. "Cellugy" është kompania në të cilën ajo punon dhe në emër të kësaj të fundit është krijuar edhe ky produkt. Përveҫ Serenës, të angazhuarit e tjerë në këtë projekt janë nga vende të ndryshme të botës. Momentalisht ajo është në New York për disa projekte por edhe për të pushuar dhe do të jetë aty deri në 2 janar. 26 vjeҫarja me origjinë nga Fushë-Arrëzi është e vetmja studente shqiptare që ka fituar një bursë prej 50.000 euro nga Mbretëria Daneze, si edhe ka qenë pjesë e grupit bërthamë të studentëve ekselentë nga mbarë bota. Serena ka kryer studimet master në Danimarkë në Universitetin e Aarhusit, aty ku më pas është punësuar si menaxhere projektesh. Temën e diplomës e ka përgatitur në bashkëpunim me një nga firmat më të fuqishme për industrinë inxhinierike, me më shumë se 25.000 punonjës në mbi 100 shtete në bote, "Danfoss A/S". Ajo ka pasur mundësinë që të udhëtojë në më shumë se 15 vende të botës dhe po ashtu ka qenë Drejtoreshë Ekzekutive e rrjetit të studentëve ekselencë në Tiranë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Nëntor 2026
24/11 11:13
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
24/11 10:46
“Nga milionerë në zero. Bashkëshorti: Pa gruan nuk do ia kisha dalë”/ Wake Up
24/11 10:43
David Prifti: Të keqen mami gjeje burrin me lekë. Nuk duhet të ekzistojë…/ Wake Up
24/11 10:42
Livia Brunga: Vajzat më quajnë budallaqe për këtë arsye…/ Wake Up
24/11 10:36
Kush duhet të paguajë në takimin e parë romantik djali apo vajza?/ Wake Up
24/11 10:31
David Prifti: I kam provuar të dyja llojet e takimeve, të thjeshta dhe të shtrenjta!/ Wake Up
24/11 10:27
Takimet romantike po zëvendësohen me ato ekonomike, çfarë po ndodh me të rinjtë?/ Wake Up
24/11 10:27
Vera vendosi t’i kalonte pushimet duke u “shtrak-shtruk”
24/11 10:11
“Tre gjëra që do jua ndryshonin jetën”!/ Wake Up
24/11 10:03
Psikologia: Pse sot janë shtuar njerëzit që harrojnë?/ Wake Up
24/11 10:02
Psikologia: Jeta e një të rrituri bëhet e mërzitshme, çfarë harrojmë?/ Wake Up
24/11 09:53
GTA-6, psikologia: Loja është një arratisje, por me masë!/ Wake Up
24/11 09:51
Të çmendur pas GTA-6, por çfarë ndodh me trurin?/ Wake Up
24/11 09:51
Mendoni se dini t’i lexoni mirë njerëzit apo e kundërta?/ Wake Up
24/11 09:31
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
24/11 09:17
Sa shumë jetë harxhojmë duke kërkuar të themi ne fjalën e fundit…/ Wake Up
24/11 09:12
Jensen Huang rikthehet në krye të Nvidia-s, çfarë fshihet pas këtij vendimi?/ Wake Up
24/11 09:06
Masa ajrore polare drejt Ballkanit. Mot i ftohtë, por pa reshje!/ Wake Up
24/11 08:57
Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Nëntor 2026
23/11 11:03