Wake Up/ E kundërshtoni maskën? Mund të vuani nga Çrregullimi i Personalitetit Anti-Social
30/10/2020 11:18

Shumë njerëz gjejnë njëmijë justifikime për të mos e mbajtur maskën. E vendosin atë në qafë, në krah, nëpër xhepa, në çantë apo kudo tjetër përveçse aty ku duhet për t'u mbrojtur. Së fundmi është bërë një studim nga shkencëtarët në Brazil lidhur me rezistencën që bëjnë njerëzit ndaj masave Anti-Covid, sikurse është mbajtja e një maske. Ky studim është i pari i këtij lloji në Amerikën Latine dhe anketoi mbi 1500 njerëz të moshës 18-73 vjeç. Kundërshtimin për të vendosur maskën ekspertët e lidhin me tiparet e Çrregullimit të Personalitetit Anti-Social. Përmes një pyetësori, u identifikuan dy profile: një profil antisocial, ku njerëzit ishin rezistente ndaj masave të sigurisë Covid-19 dhe një profil modeli empatie. Profili antisocial lidhej më shumë me rezultate më të larta në pyetjet e personalitetit që kishin të bënin me "pashpirtësinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjësinë, manipulimin dhe marrjen e rrezikut" të cilat janë tipike për Çrregullimin e Personalitetit Antisocial. Ndërsa profili i modelit empatik lidhet më shumë me tendencën për të përjetuar të njëjtin ndikim apo emocion, teksa sheh një ngjarje që ndikon apo prek emocionalisht dikë tjetër. Edhe në Shqipëri ne kemi vënë re shumë qytetarë që nuk i vendosin maskat, ndonëse mund t'ju jetë tërhequr vëmendja ose mund të jenë gjobitur nga policia. Tipike janë edhe rastet që e ngrenë maskën sipër gojës sapo shikojnë policët në rrugë. Pra, më shumë e vendosin nga frika e gjobës sesa nga ajo për shëndetin e tyre. Për t'i analizuar më shumë këto sjellje e diskutuam sot me Prof. Edmond Dragotin.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46