Wake Up/ Dy maturante tregojnë si po kryhet mësimi online për provimet e maturës shtetërore
27/03/2020 12:24

Që prej fillimit të shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri, një nga masat e marra nga autoritetet ishte mbyllja e shkollave. Të paktën deri tani është njoftuar që deri në 3 prill këto institucione do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërkohë që për nxënësit që ata të mos mbeten mbrapa me proçesin mësimor u zgjodh metoda e mësimdhënies online. Për të gjitha klasat tashmë e gjithë armata e mësuesve nëpërmjet rrjeteve sociale por edhe televiozionit publik shqiptar, por edhe nëpërmjet telefonit po mundohet ti vënë nxënësit në punë duke ju shpjeguar hap pas hapi të gjitha temat që ata do të bënin në klasë nëse do të ishin ditë normale. Por nëse për nxënësit e 9 vjeçares mund të jetë më e lehtë sepse edhe nëse do të kenë boshllëqe kjo nuk do t'i penalizojë sepse do të kenë mundësi që kur të kthehen ti rikuperojnë në klasë, për maturantët ndoshta do të jetë më e vështirë pasi ata janë përpara provimeve të maturës shumë të rëndësishme këto për të hyrë më pas në universitete. Deri tani për maturantët janë dhënë udhëzimet përkatëse, mësimi online ka nisur që prej datës 15 mars, ndërsa nuk është njoftuar nëse do të ketë shtyrje të datave të provimeve. Megjithatë si po e përjetojnë të rinjtë këtë situatë të pazakontë, kishim në një lidhje skype, dy maturante Nina Ahmetaj nga shkolla " Qemal Stafa", dhe Deni Allamani nga shkolla "Sami Frashëri".

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14