Wake Up/ Dritan Shakohoxha: Golat e Maradonës më bënë komentator futbolli
26/11/2020 11:59

Ishte një mit për së gjalli, tani bëhet i përjetshëm. Një lajm i hidhur tronditi gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm: Në moshën 60-vjeçare ndërroi jetë Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mëdhenj (për shumë më i miri) të të gjitha kohërave, pas një ataku kardiak. Javët e fundit Maradona i ishte nënshtruar një operacioni në kokë, që e përballoi me sukses. Ish-kampioni i botës me Argjentinën ndodhej në banesën e tij, kur zemra e tradhëtoi. Lajmi ka tronditur gjithë sportdashësit, pasi Maradona i ka bërë të gjithë për vete me atë çka ka bërë në fushën e blertë me fanellat e Argjentinës, Barcelonës dhe Napolit. Kampioni i botës me Argjentinën mbylli sytë në shtëpinë e tij, në lagjen San Andrés, në Buenos Aires. Më 30 tetor festoi 60-vjetorin e lindjes, ndërsa dje erdhi lajmi që pikëllon jo vetëm argjentinasit, por të gjithë ata që janë dashuruar me artin që Maradona bënte në fushën e blertë. Përveçse spektakolar dhe mahnitës në fushë, Maradona ka qenë gjithmonë një personazh i jashtëzakonshëm edhe jashtë saj. "Dora e Zotit” është një ndër batutat kult të yllit argjentinas referuar golit me dorë ndaj Anglisë në në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror 1986, ku Argjentina u shpall kampione bote. Si e ka shpjeguar vetë Diego këtë gol? Maradona tregoi pas shumë vitesh: “Unë kërceja por jo mjaftueshëm lartë, kështu që ndodhi të prekja topin pak me dorë. Në ajër, mendova që nuk kishte asnjë mënyrë për të mbërritur topin me kokë dhe pastaj mu kujtua që kisha një dorë. As që e dija se ku ishte topi pas goditjes. Shikova dhe pashë që ai ishte në portë dhe fillova të vrapoj përpara. Një shok i skuadrës mu afrua dhe më pyeti nëse shënova me dorë. I thashë hesht dhe më përqafo, më vonë do t’ju tregoj. Më vonë jam takuar disa herë me gjyqtarin. Ai fajëson anësorin e tij që tregoi se gjithçka ishte e pastër. Gjyqtarët nuk kishin faj. Në stadium ishin 80 mijë persona dhe askush nuk e pa atë”. Ishte e njëjta ndeshje ku “El Pibe de Oro” shënoi edhe golin e shekullit, duke dribluar thuajse gjithë ekipin kundërshtar. Gazetari dhe komentatori sportiv Dritan Shakohoxha në një lidhje me Wake Up, kujton se ka qenë pikërisht ky moment dhe ai koment i Morales që i zgjuan ëndrrën për t'u bërë komentator futbolli.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46