Wake Up/ Drejtor i Rendit Albert Dervishaj: 1 milionë telefonata nga qytetarët në izolim
01/04/2020 12:48

Përtej punës së policisë në terren, janë edhe vetë qytetarët të cilët telefonojnë në numrat e policisë për të denoncuar rastet kur ata që duhet të jenë në karantinë dalin nga banesat e tyre apo kur lëvizin jashtë orarit 05:00-13:00 apo dhe për konflikte apo mosmarrëveshje mes komshinjve. Drejtori i Rendit Publik Albert Dervishaj duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin që kanë pasur këto kohë me Policinë e Shtetit tha se nga data 17 mars dhe deri sot (1 prill) në numrat që Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të qytetarëve 112 dhe 129 kanë mbërritur rreth 1 milionë telefonata nga qytetarët në karantinë. "Kemi pasur gjatë 2 javëve të fundit një fluks të madh telefonatash te nr 112 dhe 129, rreth 1 milionë telefonata nga shtetas të ndryshëm. Nga telefonatat e marra; 15 mijë njoftime janë për konflikte dhe mosmarrëveshje të cilat duhet thënë se kanë ardhur në ulje. Ankesa për zhurma dhe shqetësime nga komshinjtë janë 102 njoftime dhe për persona që kanë dalë pa autorizim apo grumbullime njerëzish janë 135 raste"- tha Dervishaj. Ndërkohë që fluks të madh kërkesash ka pasur edhe për drejtuesit e automjeteve të cilët kërkojnë autorizim për të lëvizur me makinat e tyre. "Nëpërmjet sistemeve të autorizimit të hapura me 17 mars nga 171982 vetëdeklarime nga shtetas të ndryshëm janë dhënë 112211 autorizime të cilat janë përpunuar nga strukturat e policisë së shtetit në mënyrë automatike dhe manuale"- tha Dervishaj.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30