Wake Up/ Drejtësi me ndërmjetësim. Pandemia, rriti rastet ku qytetarët mënjanuan Gjykatën
06/10/2020 12:02

Një koncept i ri në praktikë për shoqërinë shqiptare, i cili duket se po gjen gjithnjë e më shumë terren për t’u zhvilluar, është zgjidhja e mosmarrëveshjeve përmes ndërmjetësimit. Sipas Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, ky skenar kursen kohë dhe kosto për individët, si edhe bizneset që kanë çështje civile. Mosmarrëveshjet e shumta me natyrë familjare, civile apo tregtare, që vihen re në jetën e përditshme, prej kohësh kanë vënë në vështirësi institucionet e drejtësisë. Përballë numrit gjithnjë në rritje dhe pamundësisë së zgjidhjes në kohë të tyre, lind nevoja e zgjidhjeve alternative ndaj gjyqit, i cili sjell kosto të larta. Largimi i mosmarrëveshjeve të vogla nga sallat e gjykatave është një prej synimeve themelore edhe të Reformës në Drejtësi. Ligji për ndërmjetësimin ligjor ka për qëllim që këto përplasje të vogla gjyqësore, deri 1 milion lekë të zgjidhen në zyrat e ndërmjetësuesve dhe jo më në gjykata. Me ndryshimet ligjore synohet që të largohen nga sallat e gjykatave 70% e volumit të çështjeve. Dhe konfliktet e shtuara sociale sidomos gjatë kësaj pandemie, duket se janë shtuar të gjejnë zgjidhje në dyert e ndërmjetësve... Gjatë katër viteve, rreth 10 mijë persona kanë preferuar të mos u drejtohen gjykatave për të zgjidhur konfliktet e tyre, por t’i zgjidhin përmes ndërmjetësimit. Bëhet fjalë për mosmarrëveshje të tilla që nga mosrespektimi i kontratave të punës, për markat tregtare, deri te çështjet me të dëmtuar akuzues, kryesisht për veprën e shpifjes dhe rrahjes. Në vitin 2019 Ministria e Drejtësisë kishte të licensuar 143 persona si ndërmjetës nga të cilët 141 persona fizikë dhe 2 persona juridikë. Por ky numër ka ardhur në rritje, për vetë interesimin e ndërmjetësuesve të rinj.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30