Wake Up/ Dr. Pëllumb Pipero: Pas çdo rasti klinik me Kovid fshihen 10-15 raste pozitive pa simptoma
27/04/2020 10:55

Kemi hyrë në javën e fundit të muajit prill dhe që prej 9 marsit Shqipëria tashmë është në një periudhe që po kalon nën masa drastike dhe karantine, sidomos gjatë fundjavave. Java që lamë në fakt edhe pse autoritetet e shëndetësisë deklaruan se jemi në një gjendje të qëndrueshme të përhapjes së virusit Kovid-19 në fakt nuk qe dhe shumë e mirë përsa i përket shifrave të reja të infektimeve. U shënuan ditë me radhë me 25-29 të infektuar, por pati edhe një zgjerim të vatrave. Hartës së të prekurve ju shtua Kruja, ndërkohë që në Tiranë pati një shpërthim të ri vatre, në një nga institucionet e vuajtjes së dënimit( burgu 313) ku u shënuan brenda një dite, 13 raste me Kovid-19. Pak javë më parë epidemiologët por edhe mjekët thanë se rastet do të ishin në rënie, por shifrat duket se janë "kokëforte". Për të komentuar rreth ecurisë së epidemisë, situatës në spitalin infektiv këtë mëngjes ishim në lidhje skype, mjekun infeksionist Pëllumb Pipero. "Në këtë fazë të epidemisë indikator i rëndësishëm është ai i shtrimeve në spital që dëshmon rastet që konstatohen nuk janë të sëmurë klinikisht dhe ata që kanë shenja klinike janë shumë më të pakët të shtruar në spital kësisoj ecuria është jo vetëm e butë por dhe nën kontroll. Këta numra që dalin pozitivë të s'duhet të na frikësojnë sepse pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë. Nëse ne kemi 15 raste pozitive por asnjë në spital kjo do të thotë se epidemia është nënë kontroll dhe nuk ka vend për alarm. Theksoj se pas çdo rasti klinik me Kovid-19 fshihen 10-15 raste të reja asimptomatikë që janë pozitivë. Por në rastin kur këto shifra nuk na sjellin numra të shtuar të shtruar në spital, do të thotë që ecuria e epidemisë vazhdon të jetë e qëndrueshme me ritme rënëse përsa i përket gravitetin dhe ngarkesës. Nga ana tjetër duke u shtuar gradualisht ekspozimi njerëzit bien në kontakt, me virusin krijojnë imunitet në mënyrë të heshture dhe janë të mbrojtur."- tha Pipero.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30