Wake Up/ Dr. Mirela Cami: Komiteti Teknik i Ekspertëve e sheh të largët një izolim të dytë
02/11/2020 11:22

Ashtu si po ndodh në të gjithë Evropën teksa shifrat janë në rritje dhe kanë nisur kufizimet edhe në Shqipëri, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që duke filluar që nga sot mësimi në universitete të zhvillohet online, në distancë, të paktën për një muaj dhe ndërkaq nuk do të hapen as konviktet të cilat shërbenin për strehimin e të rinjve. Një masë tjetër kufizuese që është diskutuar është dhe mbyllja e bareve, kafeve në zonën e ish Bllokut pas orës 22.00 të cilat konsiderohen si vatra të rrezikshme të përhapjes së infeksionit. Por a do të jenë këto vetëm masat e para shtrënguese , apo ato do të pasohen edhe nga të tjera? A po diskutohet një izolim i dytë si në fillimet e pandemisë? Si është situata në vatrat kryesore në vend , kryesisht në Tiranë e cila ka dhe popullsinë më të madhe? Mirela Cami Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, njëkohësisht dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se ky i fundit nuk e sheh si obsion izolimin total të vendit për shkak të pandemisë. "Komiteti Teknik i ekspertëve nuk po e sheh akoma vendimin për një karantinim gjeografik me zona apo të plotë në të gjithë vendin. Duket si një obsion më i largët për momentin. Aktualisht Komiteti Teknik po sheh si obsione të afërta shtrëngimin e masave më të lehta por që do të mundësonin ndalimin e përhapjes së infeksionit. Dhe kur them këto masa e kam fjalën për mbylljen e Universiteteve apo mësimi online, baret dhe restorantet, mund të shihet kufizimi i orareve, puna nga shtëpia për ato institucione që e kanë të mundur, pra do të shihen këto masa dhe më vonë mund të mendohet izolimi totale e vendit.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46