Wake Up/ Dr. Ilir Alimehmeti: Të shëruarit nga KOVID prodhojnë antitrupa, brenda 19 ditëve
04/05/2020 11:16

Gjatë fundjavës që lamë pas janë publikuar mjaft lajme të mira. Një nga më të rëndësishmit është ai që pacientët e shëruar nga KOVID-19 prodhojnë antitrupa ndaj virusit. Të dhënat konkrete janë gjetur nga shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë Chongqing, Kinë, të cilat u botuan në revistën “Nature”.“Një artikull që tregon se të gjithë pacientët pjesëmarrës në këtë studim (285 pacientë), të cilët janë shëruar nga KOVID-19, kanë prodhuar antitrupa. Brenda 19 ditëve nga fillimi i simptomave, 100% e pacientëve janë testuar pozitivë për imunoglobulinën (IgG), lloji i antitrupave që zakonisht janë përgjegjës për mbrojtjen afatgjatë kundër një agjenti mikrobik,” shprehet pedagogu i virologjisë Guido Silvestri nga Universiteti Emory në Atlanta Ky është një lajm i mirë sepse e bën të besueshëm diagnozën serologjike dhe, nëse antitrupat janë mbrojtës, premton rritjen e imunitetit. “Studimi është i rëndësishëm”, nënvizon virologu italian që jeton në SHBA, pasi konfirmon që sistemi ynë imunitar tregon një përgjigje të antitrupave kundër virusit. Përgjigja që, sipas të gjitha gjasave, na mbron që të mos të na kthehet sëmundja. Sipas Silvestrit, ende nuk mund ta dimë se sa mund të zgjasë kjo përgjigje, por precedentët me viruse të ngjashme tregojnë se imuniteti i njerëzve mund të zgjasë nga 12 deri në 24 muaj. Studimi i përhapur më shumë shpejtësi në të gjitha qarqet shkencore në botë, hedh poshtë edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e cila gjatë gjithë kohës së pandemisë bënte thirrje që njerëzit të qëndronin të mbyllur në izolim, edhe në e kishin kaluar KOVID-19. Vetëm 10 ditë më parë OBSH deklaronte se “vetëm një pjesë e vogël e popullsisë globale, mbase 2% ose 3%, duket se kanë antitrupa në gjak nga ata që janë infektuar me KOVID-19”. Për këtë studim por edhe për lajmet e tjera që kanë qarkulluar këto ditë, për trajtimin me medikamentin Remdesivir si dhe për studimin e ekspertëve të Korese së Jugut të cilët kanë deklaruar se rastet e dyshuara si të ri infektuara janë thjesht rrjedhoje e gabimit te interpretimit te testit folëm me Dr. Shk. Ilir Alimehmeti, epidemiolog Klinik-Fakulteti i Mjekësisë Tiranë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30