Wake Up/ Dr.Gentian Toshkëzi: Ja si COVID sulmon trurin. Arsyeja pse pacientët tentojnë vetëvrasjen
23/09/2020 11:39

COVID-19 u njoh si fillim si virusi që prek mushkëritë, por studimet gjithnjë e më shumë po tregojnë se ai godet rënd sistemin nervor (trurin). rreth 250 neurokirurgë në mbarë botën që punojnë në spitale të njohura, po studiojnë edhe shenjat klinike të pacientëve që kanë shfaqur probleme në sistemin nervor pasi janë infektuar nga COVID-19. Ekspertët në Britaninë e Madhe dhe në ShBA kanë arritur në përfundimin se COVID-19 shkakton dëme afatgjata në tru, duke përfshirë psikozë, konfuzion, depresion dhe lodhje. CoroNerve ka mbledhur studime nga raste të më shumë se 150 të rriturve britanikë me simptoma që pasqyrojnë këto probleme të shfaqura. Shifra të konsiderueshme këto që, sipas ekspertëve, tregojnë dëmet dhe inflamacionin në tru. Por këto nuk janë të vetmet, COVID-19 thonë mjekët nxit edhe vetëvrasjet.“Ka raste tentimi vetëvrasje dhe agresiviteti të fuqishëm të papritur, që dyshohet se vjen nga mos furnizimi me oksigjen i trurit dhe mpiksja e gjakut" shprehen ekspertët. Dhe në fakt edhe në vendin tonë nuk kanë munguar rastet e vetëvrasjes tek pacientët e prekur me COVID-19, para pak muajsh. Rasti i një djali 29-vjeçar dhe një zotërie 65 vjeç të cilët i dhanë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e "Shefqet Ndroqit", Spitali COVID2, ku ishin shtruar për shkak, se ishin infektuar. Mjeku neurokirurg, asistent profesor Gentian Toshkëzi, në SHBA, në Thomas Jefferson University Hospitals ne Filadelfia shpjegoi sesi COVID prek trurin dhe çfarë pasojash sjell te pacientë. "Ne ishim Qendra e parë Spitalore që vumë re se disa të sëmurë me risk të ulët të dëmtimit të trurit u paraqitën në spital me dëmtime të rënda të trurit ndërkohë që ishin pozitiv me COVID-19. Kjo gjë na tërhoqi vëmendjen dhe na bëri që ti shihnim këto raste me kujdes për të parë nëse tek këto mosha të reja 30-50 vjeç dëmtimi në tru kishte lidhje me COVID-19. Më shumë studime janë duke u bërë, ndërkohë për të parë sesi ky virus prek edhe trurin përveç organeve të tjera. Dhe konkluduam se ky virus, pra COVID-19 prek edhe trurin dhe kjo vjen si pasoje e një përgjigjeje të organizmit dhe enëve të gjakut duke krijuar një mpiksje të këtyre enëve të gjakut të vogla duke shkaktuar dëmtime në zona të caktuara të trurit. Kjo tashmë është e faktuar si hipotezë."- shpjegoi doktor Gentian Toshkëzi, i cili është larguar nga Shqipëria në 2003. Ai pas universitetit të Tiranës, vazhdoi studimet në Paris dhe më pas u zhvendos për në USA. Që prej tre vitesh punon në një nga spitalet më të njohura në Amerikë, në atë të Filadelfias

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30