Wake Up/ Dr. Genc Sulçebe: Duhet të sëmuren 60% e shqiptarëve që të bëhen imun ndaj Kovid-19
01/04/2020 12:08

Cilat janë sekretet e imunitetit të shqiptarëve? Si po përgjigjet sistemi ynë imunitar ndaj Kovid-19? A duhen ndërmarrë masa të tjera përveç izolimit dhe distancimit fizik? Ndërkohë, mutacionet që shkenca thotë se po pëson virusi çdo 15 ditë, a e bëjnë atë detyrimisht më të rrezikshëm? Cilat janë risitë dhe format që po përdoren kundër pandemisë globale? (eh.... sa shumë dilema). Profesor Doktor, Genc Sulçebe, mjek imunolog, themelues i Imonologjisë shqiptare tha sot për Wake Up se që popullata të mbrohet ndaj një infkesioni të ri të panjohur duhet që të paktën 60% e kësaj popullate të ketë fituar imunitet duke rënë në kontakt me virusin, qoftë nëpërmjet vaksinës, e cila fatkeqësisht nuk është zhvilluar akoma ose nëpërmjet infeksionit natyral. Pra kjo është një proces biologjik i paevitueshëm. Doktor Sulçebe si partizan i “imunitetit të tufës” që do të thotë se duhet të sëmuret mbi 60% e popullatës që virusi të konsiderohet më pas jo i dëmshëm analizon edhe mundësinë e një rikthimi apo një valë të dytë infeksioni "Më lëshimin e masave shtrënguese padyshim mund të ketë individë që do të fillojnë të qarkullojnë lirshëm dhe padyshim do të ketë që janë dhe mbartës të virusit dhe ta shpërndajnë këtë infeksion, ndaj rreziku i rikthimit të infeksionit është gjithmonë prezent por aftësia e sistemit shëndetësor është që ky infeksion të shpërndahet në mënyrë graduale që mos të kemi maja apo valë të sëmundjes masive të cilët të kapin numër të madh individësh. Pak a shumë edhe strategjia që po ndiqet në Shqipëri ka arritur të bëjë pikërisht përhapjen graduale dhe të ngadaltë që sa më pak njerëz të preken në të njëjtën kohë."- tha ai.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14