Wake Up/ Dr. Areti Beruka ISHSH: Presim rritje të rasteve me COVID nga hapja e transportit publik
20/07/2020 11:05

Në kushtet e rënduara të situatës nga pandemia e COVID-19, kur rastet në vend janë në rritje, respektimi i masave AntiCovid është mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, protokolleve të sigurisë iu shtua edhe mbajtja e detyrueshme e maskës në mjedise të mbyllura pavarësisht distancës. Grupe të shumta në terren si nga inspektoriati shtetëror shëndetësor po monitorojnë çdo ditë deri në orët e vona të mbrëmjes respektimin e protokolleve. Fundjava në fakt ka shënuar një numër të lartë inspektimesh, të shoqëruara këto me një shifër rekord masash administrative. Vetëm gjatë ditës së premte janë raportuar 400 gjoba, të shoqëruara këto dhe me mbyllje aktivitetesh. Ndërkaq mos harrojmë se gjatë kësaj fundjave kanë nisur edhe inspektimet përsa i përket vendosjes së maskave në ambientet ku ajo është e detyrueshme. Por cilat janë subjektet që nuk i zbatojnë, vlerat e gjobave sipas shkeljeve por edhe sa janë ndërgjegjësuar qytetarët për vendosjen e maskës? Dr.Areti Beruka, kryeinspektore e Degës Rajonale Tiranë tha: "Edhe hapja e tranpsortit publik ne presim që të shohim reflektimin e saj pas 2-3 javësh të përkthyer në sëmundshmëri. Pra presim një rritje edhe nga hapja e transportit publik. Vëmë theksin që mospërdorimi i maskës e shton edhe më shumë këtë probabilitet. Në fakt brenda Task Forcës së kontrollit është policia rrugore dhe ajo bashkiake që bën evidentimin dhe ndjekjen e transportit publik urban dhe interurban. E mirëkuptoj domosdoshmërinë e njerëzve për të lëvizur por përpara jetës duhen respektuar protokollet e sigurisë. Ndaj mospërdorimi i maskës në transportin publik dhe mos respektimi i protokolleve të sigurisë e bën rrezikun edhe më të madh. Dhe në këtë rast problemi qëndron në çështjen se kjo e bën edhe gjurmueshmërinë e virusit shumë të vështirë për arsye se nuk mund ta mbash mend se kë kishe afër, para apo mbrapa. Dhe kështu na bie dhe skema e gjurmueshmërisë së rastit për hetimin e vatrës se infeksionit, pastaj".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30