Wake Up/ Dr.Alma Robo, ISHP: Virusi nuk ka pësuar mutacion, sillet njësoj si në fillim dhe tani
08/07/2020 10:56

Testimi i popullatës për të identifikuar personat e infektuar me COVID-19 është një hallkat më të rëndësishme dhe njëkohësisht më të diskutuara që nga fillimi i pandemisë. Ndaj nuk kanë munguar as debatet për numrin e testimeve që kryhen, kush dhe si duhet të kryhet testimi, a janë të mjaftueshme testet që kryhen për të pasur një panoramë të qartë të situatës së COVID-19 në vendin tone etj, etj. Dje Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, deklaroi se më shumë se 90 mijë teste janë të disponueshme në Institutin e Shëndetit Publik dhe do të vijojë fuqizimi i kapaciteteve laboratorike, qoftë nëpërmjet numrit të testeve, kiteve të laboratorit, gjithashtu dhe fuqizimit me aparatura të reja të ISHP-së, por edhe për fuqizimin e laboratorit të QSUT-së. Ajo deklaroi gjithashtu se pranë ISHP-së pritet që së shpejt të instalohet një aparaturë e re testimi Me shefen e sektorit të virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, doktoreshë Alma Robo do të diskutojmë pikërisht për strategjinë e testimit. A ka ndryshuar?, A kemi hyrë në një fazë të re testimi ç'ka do të thotë se po shkojmë drejt asaj që deri tani është diskutuar e debatuar: testimit në masë të popullatës? Dr.Alma Robo, ISHP Shefe e Sektorit të Virologjisë në ISHP tha se kapaciteti për të kryer testime ditore në laboratorin e ISHP-së deri tani është 500 teste në 24 orë por me instalimin e aparaturave të reja mundësitë janë për më shumë. "Ndërkohë 90 mijë testet që ne kemi në dispozicion do të përdoren për të gjitha kategoritë e popullsisë sipas nevojës duke përfshirë, pacientët që shfaqin shenja klinike, personat që dyshohen nga hulumtimet epidemiologjike, pra për çdo lloj kategorie që mendohet se janë në risk."- tha Dr Alma Robo. Ajo theksoi se virusi do të vazhdojë të qarkullojë derisa të përmbushet imuniteti i popullatës. E pyetur nëse virusi gjatë rrugës ka pësuar mutacion pra a ka ndryshuar sjellje ajo u shpreh se: "Për mua si virologe është i njëjtë nuk pa pësuar ndryshime që nga fillimi e deri tani. Ky virus prek të gjitha moshat duke përfshirë dhe fëmijët dhe është sidomos i rrezikshëm për moshat e treta dhe personat me imunitet të kompromentuar. Dihet se që në fillim të pandemisë shumë e kaluan pa shenja klinike, kështu dhe po vazhdon, por e theksoj që është i rrezikshëm për personat e tretë dhe ata me imunitet të kompromentuar"- tha Robo.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30