Pandemia theksoi edhe më shumë nevojën për solidaritet. Dhe për solidaritet, kudo ku ka katastrofa natyrore, konflikte dhe pandemi, vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe janë atje duke ofruar strehim, trajtuar plagë, ofruar ushqim, ujë dhe shërbime higjiene. Sot (8 maj) është Dita Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe gjatë gjithë kësaj kohe vullnetarët e këtij organizmi janë fokusuar në dy drejtime kryesore: Mbështetja me ushqime e kategorive më në nevojë brenda dhe jashtë qytetit dhe dhurimi vullnetar i gjakut. Dhurimi i gjakut pikërisht sot merr një rëndësi edhe më të madhe, pasi sot është edhe Dita e Talasemisë; pacientët e kësaj sëmundjeje kanë pasur jo pak vështirësi gjatë këtyre kohëve.