Wake Up/ COVID godet gjenet. Studimi me mini mushkëritë e Dr. Lisiena Hysenaj në San Francisko
12/11/2020 11:59

Që nga nisja e pandemisë, shkencëtarët në mbarë botën janë duke punuar në laboratorë për të njohur më shumë virusin e ri, SarsCov2. Çdo ditë publikohen të dhëna shkencore se si sillet ky virus, a ka pësuar mutacione që nga fillimi i shfaqjes së tij në Wuhan e deri më sot, si sillet ai tek individë të ndryshëm dhe pse njerëz të shëndetshëm , aktivë dhe pa sëmundje shoqëruese mund të përjetojnë forma të rënda të tij. Në Universitetin e San Francisko të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një grup shkencëtarësh po punojnë në një laborator të sigurisë së lartë nëpërmjet eksperimenteve të ndryshme për të parë lidhjen që ekziston mes virusit SarsCov2 dhe gjeneve që ka trupi i njeriut. Studimi është i bazuar në injektimin e virusit COVID-19 (SarsCov2) në minimushkri të krijuara në laborator nga qelizat staminale të njeriut, për të parë se si sillen organet e individëve kur janë të prekur nga SarsCov2. Rezultatet e këtij studimi pritet të botohen në revistat më prestigjioze ndërkombëtare shkencore-mjekësore. Lisiena Hysenaj Doktoreshë në Shkencat Mjekësore dhe kërkuese në Universitetin e Kalifornisë të San Franciskos drejton projektin studimor për të kuptuar përse persona të ndryshëm përgjigjen në mënyrë të ndryshme ndaj virusit SARS-CoV-2 së bashku me profesorët Jeroen Roose dhe Profesorin Mathieë Krummel (autori i punimeve të çmimit Nobel në Mjekësinë vitin 2018). Po pse COVID-19 shfaq simptoma të ndryshme tek njerëz të ndryshëm? A janë përgjegjëse gjenet? A ka një lidhje mes faktorit gjenetik, që individë të ndryshëm përjetojnë simptoma të ndryshme? "Faktori kryesor që ne e dimë dhe jemi të sigurtë është se personat që preken më shumë nga SarsCov2 dhe kanë simptoma më të rënda janë personat me diabet të tipit 2 dhe personat që vuajnë nga obeziteti. Këta persona duhet të mbrohen më shumë se të tjerët. Ne gjatë këtij studimi kemi zbuluar gjëra të pabesueshme sesi reagon ky virus në trupin tonë. Trendi është që më shumë infektohen: personat që kanë diabet, obezët ata që kanë sëmundje imunitare dhe burrat më shumë sesa gratë. Por kemi studiuar edhe personat e rinj që janë infektuar dhe kanë pasur simptoma të rënda. U kemi bërë analizat gjenetike dhe kemi vënë re se ata kanë pasur gjene të veçanta që i predispozonte më shumë ndaj këtij infeksioni. Por ne nuk mund ta dinim përpara analizave gjenetike nëse këta persona kishin mutacione gjenetike, pra pa u prekur nga Covid-19 dhe pa u shfaqur simptomat. Por nga ana tjetër është e pamundur t'ju bëjmë analiza gjenetike të gjithë njerëzve dhe të zbulojmë sesi këto mutacione janë të shprehura në gjenet e tyre dhe të dalim në një konkluzion përfundimtar se çfarë gjenesh prek virusi. Pra ne mund ta kemi një mutacion gjenetik në trup (të gjithë njerëzit kanë) por varet nga jeta e shëndetshme ose jo që bëjmë nëse e kemi të shprehur këtë gjen. Pra dhe këto raste të veçanta të moshave të reja që preken nga SarsCov2 janë predispozim gjenetik që ne nuk mund ta dinim para se këta të infektoheshin me Covid-19 sepse vetëm kur ky virus prek trupin tonë zgjon pikërisht këto mutacione gjenetike"-tha Hysenaj

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46