Wake Up/ Cili infekton më shumë gripi sezonal apo Kovidi?
31/03/2020 11:18

Panik jo, por kujdes po. Kjo është motoja që përsëritet vazhdimisht nga autoritetet e shëndetësisë në të gjithë botën, ndërsa pandemisë së e Kovidit vazhdon të marrë jetë njerëzish por edhe të shtojë radhët e të infektuarve. Por a duhet të kemi panik prej Kovidit, i cili është një virus i ri që po prek kryesisht rrugët respiratore? Nëse bëjmë një krahasim me ecurinë e gripit sezonal gjatë 2020-s, shifrat që raportohen nga Instituti i Shëndetit Publik, tregojnë se deri tani influenca sezonale ka qenë më agresive në popullatë se sa ajo e prekur nga korona. Dr.Ilir Alimehmeti, epidemiolog-klinik, Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë tha se shifrat e të prekurve me korona në vendin tonë janë të rrafshëta. Arsyeja kryesore sipas tij është se 75% e shqiptarëve janë të izoluar, kjo automatikisht ul edhe numrin e infektimeve të reja. Si rrjedhojë nu ka një arsye për të thënë se kjo javë do të jetë vendimtarja nëse nuk ndryshon asgjë në marrjen e masave të reja.Por cili virus është më aktiv përsa i përket infektimit të popullatës. Dr.Ilir Alimehmeti analizon shifrat: "Përsa i përket gripit sezonal, ISHP nxjerr publikime shumë të sakta, i fundit është ai i datës 9 mars. Nëse shohim shifrat e fundit një nga të dhënat që na jepet është numri i rasteve në bazë javore. Për gripin sezonal ky numër ka arritur deri në 25.400 raste në një javë dhe me një kalkulim të thjeshtë janë 825 raste për 100 mijë banorë, që do të thotë se në nivele absolute kemi rreth 24 mijë të prekur çdo javë. Këtë intensitet të infektuarish e kemi superuar sivjet për gati 4- javë resht. Disa prej këtyre rasteve kanë sjellë edhe komplikacione pulmonare. Nëse unë i krahasoj me shifrat që kemi nga Kovidi; Aktualisht të hospitalizuar kemi gjithsej rreth 85 vetë dhe mes tyre kemi pasur raste të rënda në terapi intensive 16 pacientë. Kjo është në harkun e 3 javëve. Pra në tre javë po të bëjmë një pjesëtim të thjeshtë kemi pasur rreth 5 veta në javë në terapi intensive, ndërkohë që gjatë 5 javëve të epidemisë së gripit kemi pasur 219-të të sëmurë dhe një pjesëtim i thjeshtë do na thoshte se në një javë janë 44 të sëmurë. Këtu duhet të bëjmë një qartësim që gripi sezonal dhe Kovidi 19 nuk janë e njëjta sëmundje. Kovidi paraqet një virulencë pak më të lartë. Kjo është për të treguar aftësinë e kapaciteteve tona spitalore, të cilat mund ta përballojnë pa problem fluksin e gripit sezonal, ndërkohë që për shifra shumë më të vogla ato të Kovidit ne nuk kemi përdorur as 10% të resurseve që kemi përdorur për gripin sezonal." Problemi sipas Dr.Alimehmetit qëndron në faktin se Kovidi është një sëmundje më e ngadaltë se gripi sezonal dhe ndërlikimet dhe problemet spitalore zgjasin më shumë në kohë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30