Wake Up/ “Bukurshkrimi” i Adrian Pacit dhe liria e artistit për t’iu kundërvënë pushtetit
24/11/2020 11:29

Prej datës 19 nëntor tek sheshi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Financave (mbrapa Katedrales Ortodokse) është inaguruar vepra e artit publik “Bukurshkrimi” e artistit Adrian Paci. “Bukurshkrimi” paraqet; Një bankë te vjetër shkolle dhe dy fletë bronzi të mbështetura mbi të. Mbi fletën e parë janë disa shënime që nuk janë fjalë, por pikënisje e një artikulimi, ndërsa mbi fletën tjetër lexohen të shkruara bukur disa fraza: “Tirana është kryeqyteti ynë”, “Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tanë të dashur”, “Tirana po zbukurohet dita-ditës”. Në fakt për herë të parë vepra "Bukurshkrimi" është prezantuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e kaluar ku fletët e fletores së klasës së parë të Adrian Pacit u ekspozuan të vendosura në korniza në murin e Galerisë Kombëtare si pjesë e një ekspozite personale të autorit. Por tani "Bukurshkrimi" ka dalë jashtë mureve të galerisë si nj instalacion. Tani fletët e fletores së klasës së parë të Adrian Pacit janë shndërruar në fletë bronxi dhe janëvendosur mbi një bankë të vjetër. Tani kjo vepër i përket publikut, por mesazhi në fund mbetet i njëjtë: Manipulimi që pushteti i bën mendësisë së njeriut me forcën e propagandës. Kjo vepër është e para ndër disa, pjesë e një projekti të “Harabel” që ka si qëllim vendosjen e publikut në ndërveprim të afërt me artin bashkëkohor dhe krijimin e një dialogu të hapur mes hapësirës urbane dhe artit. Në një lidhje direkte artisti Adrian Paci, nga Art Haouse në Shkodër foli për mesazhin e veprës së tij por dhe për marrëdhënien e artistit me pushtetin.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 7 Prill 2026
07/04 10:40
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
07/04 10:22
BBV5/ “Miri ka humbur rrugës, deklarata që bëri në fillim e rrezikoi, por dua ta fitojë!”/ Wake Up
07/04 10:22
Big Basta: 15 vite me Vesën, kemi filluar të ngjajnë me njëri-tjetrin tani…/ Wake Up
07/04 10:17
Big Basta: Frymoj për familjen time! Kelly: Duhet të luftojmë fort për të/ Wake Up
07/04 10:13
Big Basta: Burrat pas divorcit kalojnë në shkatërrim total. Kelly: “Pa ty”, fije shprese!/ Wake Up
07/04 10:13
Kënga “Pa ty”, Big Basta dhe Kelly: Nuk mjaftojnë 38 vargje për të përshkruar divorcin/ Wake Up
07/04 10:12
Gjergjit i mbetën sytë te shtrak-shtruk e Presidentit/ Wake Up
07/04 09:50
BE ndërpreu fondet për Bujqësinë. Ekspertja: Edhe suvencionet nuk shkojnë te fermeri!/ Wake Up
07/04 09:36
Rritja e çmimit të naftës dhe përmbytjet sollën shtrenjtim të produkteve/ Wake Up
07/04 09:34
Fermerët drejt falimentit, të papaguar dhe të pakënaqur. Bujqësia dhe blegtoria në krizë!/ Wake Up
07/04 09:29
Ekspertja: Konsumi i djathit, gjizës, domates është luks. Pensionistët nuk i blejnë dot!/ Wake Up
07/04 09:28
Ekspertja: Agroturizmi? Nuk kemi produkte shqiptare për të ofruar, 60% importohen/ Wake Up
07/04 09:26
Loja e Re/ Cili është gjitari i vetëm që fluturon?/ Wake Up
07/04 09:16
“Për momentin, duam apo s’duam, Toka është vendi ku ne do të qëndrojmë”/ Wake Up
07/04 09:15
Në ç’mënyra mund ta prekë lufta në Iran jetën dhe ekonominë tuaj?/ Wake Up
07/04 09:14
Njihuni me robotin pastrues që kopjon çdo lëvizje tuajën…/ Wake Up
07/04 09:13
Mot i qendrueshëm dhe me diell, temperaturat arrijnë deri në 24 gradë C/ Wake Up
07/04 09:12
Wake Up – Emisioni i Plotë, 6 Prill 2026
06/04 10:45
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
06/04 10:23