Wake Up/ Braktisja e shkollës: Numri i nxënësve në 9-vjeçare është reduktuar me 27%
05/03/2020 11:11

Braktisja e shkollës është një nga fenomenet që pas viteve 90' ka ardhur në rritje. Nëse gjatë regjimit komunist ishte e vështirë të braktisje arsimin e detyrueshëm, sot ka mijëra nxënës që ose nuk regjistrohen ose e braktisin arsimin bazë për arsye nga më të ndryshmet. Sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Arsimit, vetëm gjatë vitit shkollor 2016-2017, 1881 nxënës ose 0.5% e numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin e detyrueshëm raportoheshin se kanë braktisur shkollën. Në vitin shkollor 2017-2018, MASR raportoi se lanë arsimin e detyrueshëm, 1540 nxënës, ndërsa përgjatë vitin shkollor 2018-2019 ky numër ishte 1602 të mitur që lanë arsimin e detyruar. Përballë kësaj panorame që jep ministria qëndrojnë edhe shifrat e raportuara nga organizatat ndërkombëtare, të cilat janë edhe më të larta. Kështu ndërkohë që Ministria e Arsimit raporton se në vitin shkollor 2017-2018 e braktisën shkollën 1540 nxënës, OBSH raporton se ishin 4085 nxënës që braktisën arsimin e detyruar përgjatë 2018-ës. Në harkun e 8 viteve që prej 2011, numri i nxënësve në ciklin 9-vjeçar është reduktuar me 27%. Por si është realisht situata në vendin tonë, a paraqesin këto shifra një realitet vërtet shqetësues për sistemin tonë arsimor dhe cilat janë arsyet .... Rreth kësaj teme do të diskutojmë me zv.presidentin e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Isa Halilaj ku së fundmi të mbështetur dhe nga organizata më e rëndësishme në fushën e arsimit "International Education" kanë nisur një fushatë për uljen e numrit të nxënësve braktisës dhe atyre në rrezik braktisje. Ndërkohë në bazë të ligjit për arsimin parauniversitar kur nxënësit e moshës 6 deri 16 vjeç, të cilët i përfshin detyrimi shkollor, mungojnë pa arsye në shkollë ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen për kundërvajtje administrative me gjobë nga 1 000 deri në 10 000 lekë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18