Wake Up/ Bota e ka një listë “të zezë” të emrave për fëmijë. Zbuloni emrat e ndaluar
23/06/2020 11:43

Një çift në Itali vendosi ta quante fëmijën e tyre "E Premte" por gjyqtari tha se ky emër do ta bënte fëmijen objekt talljeje dhe bullizmi nga shokët. Në Zelandën e Re, në listën e emrave të ndaluar ka edhe shembuj me të vërtetë të pazakontë si: ... 89, V8 (si motorri) apo Anal. Për këto emra në Zelandën e Re ka pasur të paktën një kërkesë për emërtimin e foshjnave të porsalindura që prej vitit 2001. Suedia deri më tani ka penguar kërkesa të qytetarëve për t'i thirrur fëmijët e tyre Supermen dhe Metallica. Në Islandë, emrat e foshnjave supozohet të përshtaten me gramatikën dhe rregullat e shqiptimit të gjuhës vendase e cila nuk është e thjeshtë në shqiptim. Ndaj emra si Carolina dhe Cristina janë kundërshtuar nga shumë gjykatës, sepse shkronja "C" nuk është pjesë e alfabetit islandez. Në vitin 2014, Arabia Saudite rifreskoi listën e saj të emrave të ndaluar. Shumë emra si Laura, Linda dhe Alice, janë ndaluar për shkak se vijnë nga kultura perëndimore. Në Francë dy vjet më parë një çift vendosi ta quante vajzën e porsalindur Nutella. Por një gjyqtar i ndaloi ata: emri mund të sillte pasoja për vajzën kur të rritej. Sugjerimi që dha gjyqtari ishte që vajza të quhej Ella (që në frengjisht është AJO) Si në shumë vende, Kina nuk lejon që emri të jetë një simbol apo numër. Simboli "@" në kinezisht shqiptohet "ai-ta". Një çift besonin se simboli ishte një emër i përshtatshëm për djalin e tyre ... por qeveria kineze i ndaloi prindërit e rinj ti vinin djalit si emër një simbol. Në Meksikë, për shkak se pati kerkesa të shtuara nga prindërit e rinj për ti quajtur fëmijët e tyre Robocop, qeveria u detyrua që ta shtonte edhe këtë emër në listën e emrave të ndaluar Në Danimarkë ka një listë me 7,000 emra të paracaktuara nga autoritetet për fëmijët e porsalindur, jashtë kësaj liste është e vështirë, për të mos thënë e pamundur të merret miratimi për ta regjistuar fëmijën me një emër tjetër. Në gjykata janë regjistuar raste të prindërve që kanë propozuar emra si "Monkey" dhe "Pluto", që sigurisht janë refuzuar. Në Japoni emri Djall është i ndaluar. Megjithëse Ministri i Drejtësisë ka saktësuar se qeveria: "nuk mund të kërkojë nga prindërit të ndryshojnë emrat e fëmijëve, pa bazë ligjore", emri "Djall", të cilin dy prindër donin t'i jepnin një foshnje të porsalindur, ishte në listën e emrave të ndaluar. Menjëherë pas ngjarjeve të sulmit në Kullat Binjake në 11 shtator 2001, një çift turk që jetonte në Këln, Gjermani, u ndje i frymëzuar të thërriste djalin e tyre Osama bin Laden. Por regjistri gjerman ndalon emrat e huaj që janë të paligjshëm në vendin e prindërve, dhe Osama Bin Laden është në listën e emrave të paligjshëm në Turqi. Në zyrat e Gjendjes Civile në Shqipëri ekziston një listë me 60 emra të papërshtatshëm për t’ia vendosur një fëmijë të sapolindur nga Arançata, Avash, Bretk, Burgim, Ballokume e deri te Shkurtime, Vajtime, Xhenaze apo Zehere.

Heidi Baci dhe Ronaldo Sharka kujtojnë izolimin e BBV, por çfarë pritet nesër mbrëma?/ Wake Up
19/12 10:15
Historiania e Artit, Nea Tandini zbulon të fshehtat e baletit klasik “Arrëthyesi”/ Wake Up
19/12 10:15
Skënder Sherifi: Mungon vlerësimi i shkrimtarëve në Shqipëri!/ Wake Up
19/12 09:36
Berti e pa shefen si të ishte një shtrak-shtruk/ Wake Up
19/12 09:35
Belgjika nderon Skënder Sherifin, një figurë ekselente e diasporës!/ Wake Up
19/12 09:35
Loja e Re/ Cili është oqeani më i madh? / Wake Up
19/12 09:16
Mënyra se si i trajton të tjerët nuk pasqyron ata, pasqyron ty…/ Wake Up
19/12 09:15
Cila është dhurata që dëshironi më shumë për Krishtlindje?/ Wake Up
19/12 09:14
Mot i qendrushëm dhe me diell. Po në fundjavë çfarë parashikohet?/ Wake Up
19/12 09:10
Studimi zbulon sa ditë pushime na duhen! Nuk janë aq sa mendonim…/ Wake Up
19/12 09:09
“Luftë” në Hollywood çfarë po ndodh mes Netflix dhe Paramount? Ndikimi në treg…/ Wake Up
18/12 10:21
Klemi Sinakoli zbulon filmat që pritet të bëjnë namin këtë fundivit!/ Wake Up
18/12 10:21
Fëmijët marrin pushimet për festa, ja filmat që sugjeron Klemi Sinakoli/ Wake Up
18/12 10:17
Futbollistja Megi Doçi: Më kanë thënë që ngjaj si mashkull, por kam një mesazh…/ Wake Up
18/12 09:39
Futbollistja Megi Doçi: Për mundin që jap nuk kam marrë vlerësimin e duhur!/ Wake Up
18/12 09:37
Pas ecjes përmes pyllit hajduti ra në shtrak-shtruk/ Wake Up
18/12 09:33
E para në futboll, Megi Doçi rrëmben “Këpucën e artë” dhe “Topin e Artë” 2025/ Wake Up
18/12 09:33
Mbi 800 gola, Megi Doçi për vite me radhë në majë të futbollit!/ Wake Up
18/12 09:32
“Meshkujt më kanë nënvlerësuar, kam qarë”. Futbollistja, Megi Doçi: I sfidova!/ Wake Up
18/12 09:30
Ç’gjëra gratë i bëjnë më mirë se burrat?/ Wake Up
18/12 09:16
DIGITALB DIGITALB