Wake Up/ Biznesi me sytë nga Qeveria, 38 mijë biznese të vogla falimentuan, 125 mijë të papunë
24/09/2020 11:14

Biznesi fason që kur e goditi kriza e shkaktuar nga pandemia lufton me mungesën e likuiditetit, sigurimin e kontratave te reja, mungesën e fondeve të mjaftueshme për investime, pamundësia financiare për investime të nevojshme në infrastrukturën e duhur dhe të ardhurat në kompani janë në rënie të shoqëruara me shpenzimet në rritje për transportin e punëtorëve, dezinfektimin, maskat, dorezat etj. Shqetësimet e renditura u evidentuan dhe u argumentuan sot në Wake Up nga Edvin Prençe, kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania” pas një sondazhi të kryer nga shoqata, e cila bëri anketime në 100 kompani nga 700 fabrikat e regjistruara si fasoneri. Gati të gjitha fabrikat mendojnë se politikat qeveritare duhet të jenë më të theksuara për këtë industri. Nga ana tjetër, Albert Nasto, kryetar i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm tha se biznesi i vogël po kalon ditët më të zeza, duke marrë parasysh edhe dy goditjet; tërmetin dhe pandeminë por sqaroi se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë me një paketë të tretë financiare. "Ne i kërkojmë qeverisë krijimin e një pakete të tretë financiare që mund të shkojë nga 200-400 milion euro për të shpëtuar biznesin e vogël"- tha Nasto. Llogaritjet e shoqatës tregojnë për 38 mijë biznese të falimentuara që nga muaji janar i këtij viti deri në muajin gusht dhe 125 mijë individë të mbetur të papunë. Biznesi i vogël ka përshëndetur vendimin e f undit të qeverisë për heqjen e tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë dhe heqjen e TVSH për ato me xhiro deri në 10 milionë lekë. Por thotë se kjo është e pamjaftueshme dhe se qeveria duhet të ndërhyjë urgjent brenda fundit të vitit

Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
16/11 10:36
“Që në 1994 veshjet i kam blerë jashtë ndërsa ushqimet në kohën kur…”/ Wake Up
16/11 10:33
Klodiana Shala: Zgjedh Janinën për detergjentë, makarona dhe…/ Wake Up
16/11 10:32
Gazetarja: Shqiptarët e Shqipërisë vinjë për të kryer dializën në Kosovë/ Wake Up
16/11 10:18
Shqiptarët dynden në Prizren dhe Gjakovë për ushqime. Gazetarja: E hëna dita e pazarit!/ Wake Up
16/11 10:11
Klodiana Shala tregon faturën live, furnizohem me fruta e perime në Kosovë dhe Greqi/ Wake Up
16/11 10:07
Erisa u mërzit kur pa se Landi kishte shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
16/11 09:55
“Century 21 Albania”, rrjeti më i besuar për investimet tuaja!/ Wake Up
16/11 09:40
Më mirë të shpenzosh për mallra apo për përvoja?/ Wake Up
16/11 09:39
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
16/11 09:27
“S’ke nevojë të jesh i mirë. S’ke nevojë të ecësh në gjunjë për kilometra të tërë…”/ Wake Up
16/11 09:22
Video virale/ Njihuni me kiropraktorin e kafshëve/ Wake Up
16/11 09:15
Mot i paqendrueshëm, reshje shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Veriperëndimore/ Wake Up
16/11 09:05
Edea Demaliaj feston ditëlindjen, moderatorët e surprizojnë live!/ Wake Up
16/11 09:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50