Wake Up/ Bark i fryrë, mbipeshë, të kërrusur, si do shndërrohemi pas 25 vitesh nga puna në shtëpi
10/07/2020 11:41

Puna nga shtëpia mund të duket komode por jo nëse zgjat për muaj apo vite me radhë. Nga njëra anë ka shumë përfitime sepse shmangen distancat e kostot, bisedat e gjata me kolegët si edhe ndihemi më të sigurt për shëndetin duke iu referuar situatës së pandemisë. Por duke qëndruar të rehatuar në shtëpi priremi që të konsumojmë më shumë duke shtuar edhe disa kilogramë më tepër, të kemi më shumë probleme me supet, qafën apo me shtyllën kurrizore. Më konkretisht rrezikojmë një tendosje të tepruar të qafës, shpatulla të rrumbullakëta, dhimbje e bllokime të shpinës. Po ashtu pas disa kohësh do të na reflektohen edhe vështirësi në shikim apo djegie e syve për shkak të kohës që kalojmë përpara kompjuterit apo ekraneve të tjera. Psikologët klinikë dhe ekspertët e fitnesit kanë bërë një parashikim se si do të shndërrohemi në 25 vitet e ardhshme për shkak të punës nga shtëpia. Ata e kanë quajtur modeli "Susan" dhe është cilësuar si një shembull i tmerrshëm i paraqitjes fizike. “Susan” ka një fizionomi të tillë: shpatulla të ngushta, bark të fryrë, mjekër të varur dhe sy të skuqur e të nxirë. Sipas Agjensisë së rekrutimit "Directly Apply" bëhet fjalë për një individ të stresuar sepse nuk kalon kohë fizike dhe nuk bisedon me kolegët. Në fytyrë ka rrudha dhe lëkurë të ngjitur nga mungesa e rrezeve të diellit. Flokët e saj janë holluar dhe po bien... Puna nga shtëpia na bën që të kujdesemi edhe më pak për veten duke qëndruar me pizhama gjithë ditën e po ashtu na ndikon shumë në gjendjen emocionale e psikologjike...

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46