Wake Up/ Auron Tare: Menaxhim i Butrintit i domosdoshëm, por jo nga fondacione të huaja
18/09/2020 11:21

Qëndrimi i një prej personaliteteve më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore botërore, ka rindezur debatin kundër dhënies me “koncesion” të menaxhimit të Parkut të Butrintit. Profesori izraelit Giora Solar shprehet se ajo që po ndodh me Butrintin në Shqipëri, është hapur korruptive dhe se në një vend normal nuk do të kishte ndodhur kurrë. Qeveria shqipatre këmbëngul që nuk bëhet fjalë për koncesion (për sa kohë nuk ka një shoqëri private, e cila të marrë në përdorim një pjesë të një aseti shtetëror, nuk jemi aspak në një formulë të tillë), por për në një formulë bashkëpunimi, krijimin e fonacioneve të posaçme që mirëmenaxhojnë sitet kulturore, ku gjithmonë Ministria e Kulturës është pjesë e këtyre donacioneve. Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe me propozim të Ministrisë së Kulturës, Parku Butrini i është dhënë për menaxhim Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për një afat 10-vjeçar. Qëllimi primar sipas Qeverisë është që të mirë menaxhojë fondet e Butrintit, që të mund të investohet më tepër. Auron Tare, kryetar i STAB (Këshillit Shkencor të Pasurive Botërore Nënujore në UNESCO) tha se, fakti që një nga njerëzit më të rëndësishëm të Trashëgimisë Botërore ka folur ashpër dhe qartë tregon se ka një aferë korruptive në këtë vendim. "Butrinti, nga të gjitha qendrat tona të trashëgimisë, i ka qëndruar gjithë invazionit destruktiv ndaj trashëgimisë ndër vite, por ka një çështje shumë delikate; formula e menaxhimit që ka vendosur Ministria për Butrintin është i domosdoshëm por jo nga një fondacion i huaj. Nuk mundet që trashëgimia jonë kombëtare të menaxhohet nga një fondacion i huaj. Ne i kemi kapacitetet tona dhe fare mirë mund të krijojmë një fondacion të tillë me specialistë shqiptarë." - shpjegoi Tare. Ndërkohë, Prof. Giora Solar është personalitet i njohur botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Gjatë viteve 1988-1994 ai krijoi dhe drejtoi Departamentin e Autoritetit të Mbrojtjes së Antikitetit në Izrael. Në vitet 1995-2000 ai u transferua në SHBA për të krijuar dhe drejtuar Departamentin e Projekteve në Terren të Qendrës Getty një prej institucioneve më të famshme në botë. Në CV-në e tij të pasur përfshihen Fortifikimet Antike te Jeruzalemit, gërmimet në Tel Dan, Qyteti i Davidit, Ashkelon, Beit Shean, gërmimi dhe restaurimi i banjës romake të Hamat Gader, rindërtimi i teatrit romak në Shuni, planifikimi për vizita i kompleksit të fshehjes së H. Chazan, ruajtja e Parqeve Kombëtare (Q. Nimrod, Kadesh Naftali, burimet e nxehta të Tiberias, Korazin, Kalaja e Kryqtarëve Belvoir dhe Ashkelon), komplekset e fshehura pranë Beit Govrin e kështu me rradhë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18