Wake Up/ Astrit Alihajdaraj:Takimi me Nicole Kidman dhe Tom Cruise më hapi rrugën drejt filmit
09/07/2020 11:14

Astrit Alihajdaraj me origjinë nga Istogu ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor i filmit dhe teatrit në Austri. Aktrimi ka qenë pasion i tij që në kohën kur jetonte në Kosovë dhe madje konkuroi për këtë degë por nuk e fitoi, duke vijuar kështu studimet për ekonomi. Por ambicia e tij ishte e qartë dhe kishte të bënte vetëm me artin e kinemasë dhe këtë e kuptoi në Festivalin e Filmit në Venecia vite më parë ku shfaqej premiera e filmit "Eyes Wide Shut". Aty aktori Astrit Alihajdaraj i cili deri në atë moment nuk ishte i bindur nëse do ta vazhdonte rrugën e nisur të karrierës me filmin, pa nga afër dhe takoi Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Ishte kjo eksperienë që e bindi se tashmë e ardhmja e tij ishte filmi. Vetë ai atë vit kishte rolin e parë dhe kryesor në filmin "Nordrand", i cili u vlerësua si më i miri në Austri në vitin 1999, film që e çoi dhe në Festivalin e Venecias. Pas kësaj eksperience tëparë, rruga e tij drejt kinematografisë ishte hapur. Disa nga filmat e tjerë ku ka interpretuar janë “Tatort”, “Balkan Traffic”, “Schnell Ermittelt”, “Medcrimes”, "Vienna Crime Squad", "The piano room", "Walkin on Sunshine" e shumë të tjerë deri tek i fundit i titulluar "Sami, Joe und Ich". Ai ka një karrierë më shumë sesa 20 vjeçare. Po ashtu është i angazhuar edhe si regjisor dhe filmi i parë “The Remigrant” që e ka realizuar si regjisor në vitin 2017 ka marrë pjesë në më shumë se 20 festivale ndërkombëtare.Vit pas viti i janë ofruar role të larmishme dhe ai është përshtatur më së miri herë në filmat aksion, me trafik droge, herë në rolin e mjekut, herë si një familjar i devotshëm, e madje edhe si sulltan e kemi parë. Astriti është pjesë e shumë serive televizive që transmetohen në televizionet austriake dhe gjermane ndërsa filmi “Gone Back” në të cilin ka luajtur së bashku me Blerim Destanin, në “Javën e filmit shqiptar” në Nju-Jork ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”. Aktualisht ai po vijon me disa xhirime të produksioneve të ndërprera përpara pandemisë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30