Wake Up/ Astrit Alihajdaraj:Takimi me Nicole Kidman dhe Tom Cruise më hapi rrugën drejt filmit
09/07/2020 11:14

Astrit Alihajdaraj me origjinë nga Istogu ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si aktor i filmit dhe teatrit në Austri. Aktrimi ka qenë pasion i tij që në kohën kur jetonte në Kosovë dhe madje konkuroi për këtë degë por nuk e fitoi, duke vijuar kështu studimet për ekonomi. Por ambicia e tij ishte e qartë dhe kishte të bënte vetëm me artin e kinemasë dhe këtë e kuptoi në Festivalin e Filmit në Venecia vite më parë ku shfaqej premiera e filmit "Eyes Wide Shut". Aty aktori Astrit Alihajdaraj i cili deri në atë moment nuk ishte i bindur nëse do ta vazhdonte rrugën e nisur të karrierës me filmin, pa nga afër dhe takoi Nicole Kidman dhe Tom Cruise. Ishte kjo eksperienë që e bindi se tashmë e ardhmja e tij ishte filmi. Vetë ai atë vit kishte rolin e parë dhe kryesor në filmin "Nordrand", i cili u vlerësua si më i miri në Austri në vitin 1999, film që e çoi dhe në Festivalin e Venecias. Pas kësaj eksperience tëparë, rruga e tij drejt kinematografisë ishte hapur. Disa nga filmat e tjerë ku ka interpretuar janë “Tatort”, “Balkan Traffic”, “Schnell Ermittelt”, “Medcrimes”, "Vienna Crime Squad", "The piano room", "Walkin on Sunshine" e shumë të tjerë deri tek i fundit i titulluar "Sami, Joe und Ich". Ai ka një karrierë më shumë sesa 20 vjeçare. Po ashtu është i angazhuar edhe si regjisor dhe filmi i parë “The Remigrant” që e ka realizuar si regjisor në vitin 2017 ka marrë pjesë në më shumë se 20 festivale ndërkombëtare.Vit pas viti i janë ofruar role të larmishme dhe ai është përshtatur më së miri herë në filmat aksion, me trafik droge, herë në rolin e mjekut, herë si një familjar i devotshëm, e madje edhe si sulltan e kemi parë. Astriti është pjesë e shumë serive televizive që transmetohen në televizionet austriake dhe gjermane ndërsa filmi “Gone Back” në të cilin ka luajtur së bashku me Blerim Destanin, në “Javën e filmit shqiptar” në Nju-Jork ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” dhe “Aktori më i mirë”. Aktualisht ai po vijon me disa xhirime të produksioneve të ndërprera përpara pandemisë.

Thonjtë me xhel mirë, mjekja: Mirë është mos t’i bëni!/ Wake Up
12/09 10:36
Thonjë me xhel tek fëmijët, mjekja: E patolerueshme!/ Wake Up
12/09 10:22
Si përthithet TPO nga organizmi i njeriut?/ Wake Up
12/09 10:21
TPO, substanca që përdoret për xhelin e thonjëve dëmton testikujt e meshkujve!/ Wake Up
12/09 10:16
Adi mendon se Vani është i gjatë si një “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/09 09:48
Adri Nurellari: Zgjedhja e ministrave të rinj ishte një “Big Brother”!/ Wake Up
12/09 09:39
Diella ministrja më e sukseshme! Analisti shpjegon arsyet…/ Wake Up
12/09 09:39
Analisti: Partia Socialiste e ka humbur demokracinë!/ Wake Up
12/09 09:37
Ogerta Manasterliu në krye të bashkisë, analisti: Është privilegj!/ Wake Up
12/09 09:31
Kush iu befasoi nga qeveria e re?/ Wake Up
12/09 09:18
Shishet që përdorim për të pirë ujë më të ndotura se kapaku i WC/ Wake Up
12/09 09:17
Mbështeti protestat kundër Vuçiç. Tenisti Djokoviç largohet nga Serbia, strehohet në Greqi/ Wake Up
12/09 09:16
Loja e re/ Sa kontinente ka mbi tokë?/ Wake Up
12/09 09:16
Raporti i UNICEF/ “Merrni masa për të mbrojtur fëmijët, obeziteti është rritur trefish”/ Wake Up
12/09 09:12
Mot i qendrueshëm, shtohen orët me diell. Rriten temperaturat, fundjava e nxehtë/ Wake Up
12/09 09:11
“Qëllimi i Trump është të shkundë rendin global, pasiguri kudo në botë”/ Wake Up
11/09 10:48
“Amerika superfuqi, Europa e pa përgatitur ndaj ngjarjeve të fundit”/ Wake Up
11/09 10:40
Çfarë ka ndodhur në takimin Putin-Trump? Rusia dërgon 800 drone në natë në Ukrainë/ Wake Up
11/09 10:36
Eksperti: Gjithnjë e më shumë në prag të luftës, gjithkça po del jashtë kontrollit”/ Wake Up
11/09 10:32
Kush do ta drejtojë Shqipërinë? Rama shpall emrat/ Wake Up
11/09 09:47