Wake Up/ Artisti shqiptar, thyen rekordin Guinness me mozaikun e Donald Trump
25/06/2020 11:54

Artistin me të cilin do të flasim tani, e kemi pasur në shkurt të vitit të kaluar për rekordet e tij Guinness. Kësaj radhe Alkent Pozhegu ka thyer rekordin e radhës me mozaikët e tij me fara drithërash, duke realizuar figura të njohura botërore. Një ndër mozaikët që ka thyer rekord të ri Guinness ka qenë ai i presidentit të SHBA, Donald Trump. Mozaiku është realizuar në palestrën e sporteve në qytetin e Gjakovës, në përmasat 560 metra katrorë. Alkent Pozhegu kishte fituar dy herë rekordin Guinness deri tani. Është nderuar njëherë për mozaikun prej 250 metrash katrorë të punuar me drithëra, në të cilin ka sjellë emrat e Ronaldos dhe Messit, ndërkohë ka arritur të krijojë gjithashtu edhe simbolet e klubeve të Realit të Madridit dhe Barcelonës, me tre lloje drithërash. Mozaiku ka qenë i punuar me misër, oriz dhe grurë, me një sasi prej 250 kilogramësh. Dhe rekordi tjetër i fituar ka qenë mozaiku me portretin e Rita Orës me misër dhe fara të tjera, prej 300 metrash katrorësh dhe Libri i Guinnes e ka njohur si portretin më të madh të krijuar ndonjëherë në botë. Në shkurt 2019 për herë të parë ai solli si risi, një ekspozitë me 17 punime të tij, të gjitha me fara të ndryshme, punime që i ka realizuar për vite me radhë. Alkenti ka lindur dhe jeton në Gjakovë dhe krijimin e mozaikëve e ka një pasion të tijin që e ka trashëguar nga familjarët e tij.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30