Wake Up/ Arkivi i Filmit, Iris Elezi: Trashëgimia jonë filmike rrezikohet nga mungesa e investimeve
23/09/2020 11:39

Pranë Arkivit Qendror të Filmit ruhen foto apo materiale filmike të rralla të filmave të vjetër shqiptarë. Në sajë të një projekti interesant do të mund të bëhet digjitalizimi i rreth 18 mijë objekte që i përkasin arkivës së fototekës së Arkivit të Filmit, duke shkuar kështu rrjedhimisht edhe tek krijimi i muzeut të filmit. "Në nëntor kur fatkeqësisht shqiptarët u përballën me tërmetin ne na erdhi lajmi i mirë nga Universiteti i Kalifornisë se kishim fituar një grant prej 50 mijë dollarësh për digjitalizimin e fototekës së arkivit të filmit që janë foto nga shesh xhirimi, skenaret e realizuara dhe të parealizuara, skeçet, dekorin, kostumet etj etj."- tha Iris Elezi, drejtoreshë e Arkivit të Filmit. Brenda Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit ruhet e gjithë trashëgimia filmike shqiptare dhe shumica prej këtyre materialeve janë unike. Ndaj nëse ndodh ndonjë incident i papritur ne rrezikojmë të humbasim të gjithë trashëgiminë filmike të akumuluar ndër vite. Bëhet fjalë për foto të shumta të aktorëve në shesh xhirime, shiritave, apo materialeve të tjera me vlerë që janë një pasuri unike. Po ashtu po planifikohet që të merret një skaner i ri që do të ndihmojë në procesin e inventarizimit, duke lehtësuar kështu edhe punë e ekspertëve të këtij institucioni. Procesi i mirëfilltë i digjitalizimit do të fillojë në muajin janar dhe ai do t'i vijë në ndihmë edhe kineastëve që do të duan të realizojnë ndonjë projekte filmike dhe kanë nevojë ta dokumentojnë.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46