Wake Up/ Antonio Forcione i cilësuar si “Jimi Hendrix” i kitarës akustike, koncerte në Shqipëri
21/02/2020 12:10

Antonio Forcione është një artist arbëresh i cili është vlerësuar shumë nga kritika, duke e cilësuar edhe si “Jimi Hendrix" i kitarës akustike. Ai cilësohet si një histori suksesi ku talenti, pasioni dhe përkushtimi e kanë bërë një artist të kompletuar dhe të veҫantë. Forcione njihet si kompozitor, kitarist dhe producent. Ai është sa ambicioz për të kërkuar më të mirën nga vetja, po aq edhe me një sens të lindur humori. Dje ai ka interpretuar në skenën e Teatrit Metropol dhe nesër në mbrëmje do të jetë në Teatrin e Korҫës. Me një karrierë të gjatë në muzikë, ai zhvillon koncerte në vende të ndryshme të botës së bashku me dy anëtarët e tjerë të bendit i cili njihet me emrin "AKA trio". Albumi i tyre i titulluar "Joy" vitin e kaluar u rendit në vendin e 8-të në "Transglobal Ëorld Music Chart", në listën e 100 albumeve më të mira. Antonio ka lindur në Molise, Itali dhe aktualisht jeton në Londër. Ai ka ardhur në Shqipëri në kuadër të "Kaba Festival", i cili përzgjedh herë pas here artistë të huaj të famshëm. Disa nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare e kanë komentuar mjaft pozitivisht Antonion si artist. Ndër to mund të përmendim: "Times", , "Daily Mail", "The Observer", "The Guardian", "The Stage"...etj. "The Times"- e ka cilësuar si pasion, zjarr dhe si Jimi Hendrix i kohëve moderne)"The Observer"-e ka cilësuar si gjeni. "The Guardian"- si një nga më të mëdhenjtë e kitarës akustike. Ai ka punuar me emra të njohur si Bobby McFerrin, Phil Collins, Jools Holland, Zuçhero, Pino Daniele, Charlie Haden, John McLaughlin, Trilok Gurtu, Steps Ahead, Leo Kottke, Biréli Lagrène dhe Eduardo Niebla. Ai fitoi çmimin "Best Spirit of the Fringe" në Festivalin e Edinburgh-ut me një turne në Australi.. Ҫmime të tjera përfshijnë: "The Aëard for Excellence" në Adelaide, "The Premio Enriquez" në Italy për artistin e vitit dhe " The Premio Internazionale di Cultura Re Manfredi".

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30