Wake Up/ Afrim Krasniqi: Paradoksi i një parlamenti me deputetë që votojnë nga plazhi
08/09/2020 11:04

Cili është produkti i parlamentit gjatë pandemisë? Si i ushtron funksionet e tij kushtetuese Parlamenti? A po e kontrollon Qeverinë? Cilët janë deputetët më aktivë (efektivë) dhe ata jo aktivë? Cilët janë deputetët më përfaqësues dhe ata “të heshtur”? Si voton mazhoranca dhe opozita në parlament? Cilat janë arritjet dhe dështimet kryesore të sesionit aktual? Sipas raporti të fundit monitorues të Institutit të Studimeve Politike, janë 27 deputetë që nuk kanë folur në asnjë nga seancat parlamentare të periudhës janar-korrik 2020. Ajo që bie në sy është interesi i ulët për të marrë pjesë në diskutimin parlamentar të deputetëve që vijnë nga bota e biznesit, por dhe e disa ish-ministrave socialistë, të cilët, edhe pse janë aktivë në komisionet parlamentare, u mungojnë diskutimeve në seancën plenare. Raporti nënvizon ndër të tjera se opozita e re në Kuvend nuk ushtroi funksionin opozitar. Presidenti ktheu numër rekord ligjesh mbrapsht ndërsa Parlamenti nuk e përmbushi detyrën e vet si kontrollor i Qeverisë. Afrim Krasniqi, Instituti i Studimeve Politike, i cili ka kryer dhe monitorimin e parlamentit gjatë pandemisë tha se parlamenti vetë nuk i ka ushtruar pjesën më të madhe të funksioneve të tij kushtetuese, të kontrollojë qeverinë dhe tu përgjigjet nevojave të qytetarëve. "Ne më shumë kemi parë konsum politik sesa një parlament funksional. E dini çfarë ndodh që nga marsi që është mbledh parlamenti pas pandemisë në parlamentin tonë; ndërkohë që votojnë diskutojnë 3-4 orë ligje që ndërkohë i kanë votuar. Ndërkohë që procedura është që votimi bëhet në fund. Kjo i humb komplet kuptimin debatit parlamentar. Kjo krijon një paradoks të madh. "- tha ndër të tjera në analizën e tij Afrim Krasniqi.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 16 Nëntor 2026
16/11 11:02
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
16/11 10:36
“Që në 1994 veshjet i kam blerë jashtë ndërsa ushqimet në kohën kur…”/ Wake Up
16/11 10:33
Klodiana Shala: Zgjedh Janinën për detergjentë, makarona dhe…/ Wake Up
16/11 10:32
Gazetarja: Shqiptarët e Shqipërisë vinjë për të kryer dializën në Kosovë/ Wake Up
16/11 10:18
Shqiptarët dynden në Prizren dhe Gjakovë për ushqime. Gazetarja: E hëna dita e pazarit!/ Wake Up
16/11 10:11
Klodiana Shala tregon faturën live, furnizohem me fruta e perime në Kosovë dhe Greqi/ Wake Up
16/11 10:07
Erisa u mërzit kur pa se Landi kishte shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
16/11 09:55
“Century 21 Albania”, rrjeti më i besuar për investimet tuaja!/ Wake Up
16/11 09:40
Më mirë të shpenzosh për mallra apo për përvoja?/ Wake Up
16/11 09:39
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
16/11 09:27
“S’ke nevojë të jesh i mirë. S’ke nevojë të ecësh në gjunjë për kilometra të tërë…”/ Wake Up
16/11 09:22
Video virale/ Njihuni me kiropraktorin e kafshëve/ Wake Up
16/11 09:15
Mot i paqendrueshëm, reshje shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Veriperëndimore/ Wake Up
16/11 09:05
Edea Demaliaj feston ditëlindjen, moderatorët e surprizojnë live!/ Wake Up
16/11 09:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55