Wake Up/ Adelina Thaqi e revoltuar: Tregoni nëse jeni me COVID, ndryshe bëni krim me paramendim
15/07/2020 11:38

Muajt e fundit, teksa COVID-19 po gjen përhapje në të gjithë botën, kemi parë se si virusi i ri nuk ka kursyer askënd, nga të gjitha moshat por edhe njerëz nga të gjitha profesionet. Nuk kanë qenë të paktë edhe njerëzit e artit që janë prekur nga koronavirusi. Një javë më parë dy këngëtare kosovare, Adelina Thaqi dhe Eliza Hoxha kanë deklaruar se kanë rezultuar pozitive ndaj COVID- 19. Ashtu si të gjithë njerëzit që po i përjetojnë në forma të ndryshme simptomat e këtij virusi, edhe ato po përballen këto ditë me pasojat e tij, të cilat nuk janë vetëm shëndetësore. Adelina Thaqi na rrëfeu sot jo vetëm eksperiencën e saj në përballjen me COVID-19, por përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm që ajo ka dashur të përcjellë që në momentin që rezultoi pozitive. Ajo shprehej e revoltuar se ka shumë njerëz të papërgjegjshëm që jo vetëm nuk respektojnë masat, por edhe e fshehin që janë të prekur duke rrezikuar jetën e personave të tjerë. "Nëse një njeri e fsheh se është pozitiv me COVID dhe e shpërndan këtë sëmundje unë mendoj se është krim me paramendim"- tha e revoltuar këngëtarja. Shpesh herë po flitet për stigmatizimin e personave që janë të infektuar me COVID-19 dhe ndoshta kjo bën që shumë prej tyre ta mbajnë të fshehtë faktin që janë prekur nga ky virus, por kjo sjell pasoja për të tjerët të cilët janë të ekspozuar ndaj infektimit. Këngëtarja Adelina Thaqi, është një prej artistëve që mendon se është infektuar me COVID-19 pikërisht nga një situatë e tillë. "Kur kam rezultuar pozitiv kam dalë te dera e shtëpisë sime dhe kam treguar se kam rezultuar pozitive, edhe fëmijëve që afroheshin për të luajtur me fëmijët e mi u kam thënë të largohen sepse kam rezultuar pozitive me COVID-19. Kam lajmëruar me telefon të gjithë komshinjtë, të njohur dhe të afërm për t'u treguar."- tha këngëtarja.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30