Wake Up/ A ndikon vërtet Zinku në dobësimin e koronës?!
01/04/2020 12:15

Mjekët nutricionist, dietologët apo ekspertët ushqimorë në të gjithë botën i bëjnë apel qytetarëve që të kujdesen për mënyrën e të ushqyerit në këto javë të izolimit në shtëpi. Vihet re një tendencë që të blejmë sa më shumë produkte ushqimore dhe për rezultat edhe të konsumojmë më tepër sesa duhet. Kjo gjë mund të na sjellë probleme me shëndetin. Po ashtu edhe disa ushqime nuk rezistojnë për një kohë të gjatë. Por mbi të gjitha ne duhet të konsumojmë ato fruta, perime apo produkte të tjera ushqimore të cilat na rrisin imunitetin në rast të prekjes nga ndonjë virozë apo virusi në fjalë. Jo më kot edhe OBSH-ja ka nxjerrë disa rekomandime lidhur me larmirshmërinë e vakteve që duhet të konsumojmë, kujdesin me kripën, sheqerin apo yndyrën; frutat e freskëta, lëngjet, perimet, fruta të thata...etj. Po ashtu edhe suplemente si zinku apo vitamica C janë cilësuar si të rëndësishme për t'u përdorur sidomos në këtë periudhë. Nutricionistja, Diola Dosti dha recetën e ushqimeve që sipas taj do të na ndihmojnë ta luftojmë koronavirusin. "Më vjen mirë që OBSH-ja e ka vlerësuar rëndësinë e ushqyerjes në këtë kohë. Do të këshilloja drithërat, fasule, thjerrëza, portokalle. Nuk jam dakord me përdorimin e vajit të palmës dhe me ushqimet e konservuara, nga lista e atyre që ka klasifikuar OBSH-ja. Sidomos ushqimet e konservuara ndikojnë edhe tek fëmijët që mund të kenë probleme të spektrit të autizmit. Simptomat e të prekurve me Kovid janë të ngjashme me ata që kanë defiҫencë të zinkut në organizëm. Jo më larg se dje më erdhi një studim që tregonte se konsumi i zinkut nuk lejon shumimin e virusit. Rekmandohet që të merret edhe si preventiv, si parandalues. Forma më e mirë për ta marrë është në ushqime si ҫokollata e zezë, perime, kërpudhat, algat por edhe si suplemente. Vitaminat dhe mineralet janë të nevojshme në këtë kohë. Vitamina C po ashtu është e domosdoshme. Edhe në New York po merret në mënyrë intravenoze vitamina C. Të hiqet dorë nga mishi sepse ekzistojnë disa studime që tregojnë se ai mund të krijojë vështirësi në aparatin e frymëmarrjes. Do të propozoja që të jemi sa më shumë vegjetarianë të paktën në këtë periudhë."- tha ajo

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14