Wake Up/ A duhet të mbajnë maskë, fëmijët në shkollë? Ja çfarë mendon mjeku Gent Stroni
11/09/2020 11:19

Jemi vetëm pak ditë nga hapja e vitit të ri shkollor, i cili në fakt nuk do të jetë ai i zakonshmi. Pandemia, do të kërkojë një sjellje të re nga nxënësit, mësuesit por edhe prindërit apo të afërmit që do të shoqërojnë fëmijët në shkolla. Gjatë këtyre javëve është folur për udhëzimin që ka miratuar ministria e shëndetësisë dhe ajo e arsimit, rregulla të reja që nisin që nga mënyra e vendosjes në oborre, në klasa, dezinfektimi e deri tek mbajtja e maskës nga të gjithë fëmijët si një nga mjetet parandaluese për përhapjen e virusit. Nxënësve të ciklit të ulët 9 vjeçar (nga klasa e parë deri në klasën e pestë, 6-11-vjeç) u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit. Ndërkohë që nxënësit e ciklit të lartë 9 vjeçar (nga klasa e gjashtë në të nëntë) dhe të mesëm (gjimnazi) duhet të mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambientet e shkollës, pra me detyrim. Meqë ky është një virus i panjohur ende, studimet shkencore nga vende të ndryshme në botë vijnë me rekomandime që ndryshojnë herë pas here. Studimi më i fundit nga Instituti i Shëndetit Publik francez thotë se gripi, megjithëse jo shumë i vrullshëm në Francë këtë vit, vrau 10 fëmijë nën 15 vjeç ndërsa Covid19 ishte i përfshirë vetëm në këtë grup moshë duke sjellë tre viktima. Ata kanë arritur në përfundimin se fëmijët dhe adoleshentët (deri në moshën 19 vjeç) nuk kanë asnjë arsye shkencore për të mbajtur maskë. Maskat e zakonshme prej letre ose rroba nuk janë në gjendje të ndalojnë viruset specifikohet në rekomandimet e tyre. Në po të njëjtat përfundime kanë arritur dhe studiuesit në Suedi, ku shumë shkolla mbetën të hapura gjatë pandemisë, duke përfaqësuar një mundësi unike për të vlerësuar ndikimin e vazhdimit të aktiviteteve shkollore në incidencën dhe ashpërsinë e sëmundjes në pediatri. Incidenca e shtrimeve në spital me një diagnozë të COVID-19 midis nxënësve të shkollës ishte 9 për 100,000. Vazhdimi i aktiviteteve shkollore nuk e përkeqësuan rrjedhën e pandemisë për fëmijët në Suedi, krahasuar me vendet me bllokime të rrepta Po si e shohin mjekët infeksionist fillimin e shkollës në vendin tonë, a duhet t'i mbajnë maskat fëmijët gjatë procesit mësimor, a bëhen ato burim për sëmundje të tjera? Këtyre pyetjeve u dhamë përgjigje sot me mjekun infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Gent Stroni.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 25 Shtator 2026
25/09 10:36
“Kur shohin vajza të bukura thonë kushedi kush e mban këtë”/ Wake Up
25/09 10:23
Ish-banorja e BBV4: Nuk shoh lekët tek partneri, gjërat do t’i ndërtojmë bashkë/ Wake Up
25/09 10:20
“Çunat janë bërë princesha”, Livia dhe Anxhelo: Mashkulli duhet t’i shkojë vajzës/ Wake Up
25/09 10:17
Ish-banorja e BBV4; Po e vuaj sinqeritetin në lëkurën time, nuk bëj intriga!/ Wake Up
25/09 10:15
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
25/09 10:12
Ish-banorja e BBV4: Jam kundra njohjes në rrjete sociale, nuk i jap mundësi askujt!/ Wake Up
25/09 10:11
Ku njihet sot partneri i jetës? Ish-banorja e BBV4 dhe aktori zbulojnë ç’ndodh/ Wake Up
25/09 10:05
Aktori rrëfen si njohu partneren: Një muaj e gjysmë e mezi më pranoi ta takoja!/ Wake Up
25/09 10:05
Olesia Leço: Merruni me fëmijët, mendojmë vetëm tek pragu jonë!/ Wake Up
25/09 09:44
Rea dhe Drini “shtrak-shtruk” shumë me njëri-tjetrin/ Wake Up
25/09 09:37
Sazan Guri: Ka gjyshe që nuk përkëdhelin nipërit, ka rënë zonjëllëku!/ Wake Up
25/09 09:36
Sazan Guri: Është e rëndësishme me kë pi kafen e mëngjesit për tre arsye/ Wake Up
25/09 09:34
Sjelljet toksike që të “helmojnë” ditën, Olesia Leço tregon veprimet e gabuara!/ Wake Up
25/09 09:33
Çfarë të bën të humbasësh menjëherë respektin për dikë?/ Wake Up
25/09 09:17
Të dua si bima që nuk çel kurrë, por mban brenda vetes dritën e luleve të fshehura…/ Wake Up
25/09 09:08
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
25/09 09:07
Moti sot sjell reshje, shtrëngata dhe dëborë në zonat malore!/ Wake Up
25/09 09:07
Wake Up – Emisioni i Plotë, 24 Shtator 2026
24/09 10:25
Ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e shohin shtëpinë si një ëndërr/ Wake Up
24/09 10:18