Wake Up/ A.D.H.D, çrregullimi mendor që po prek miliona fëmijë
29/10/2020 11:00

Në bisedat e përditshme shpesh dëgjon shprehjen: është fëmijë i shkathët, por nuk përqëndrohet. Është e pamundur që një mësues gjatë përvojës së vet profesionale të mos ketë hasur nxënës të cilët nuk qëndrojnë dot ulur gjatë një ore mësimi ose nxënës që vazhdimisht janë të zhytur në aktivitete që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që po ndodh në klasë. Këto janë raste që gjithnjë e më shumë po bëhen të shpeshta jo vetëm në shoqërinë shqiptare por edhe në botë. Mungesën e vëmendjes, sjelljet impulsive dhe ato të hiperaktivitetit, studiuesit i kanë përkufizuar si një çrregullim neurologjik i cili sot njihet në termin (A.D.H.D), Attention Deficit Hyperactivity Disorder ose çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet. Ky çrregullim nuk përjashton asnjë moshë, por më i shpeshtë është tek fëmijët. Studimet e viteve të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se 6.1 milion fëmijë në Shtetet e Bashkuara ose (9.4 përqind) midis moshave 2 deri 17 vlerësohet vuajnë nga ky çrregullim. Më shumë se dy të tretat e fëmijëve me ADHD vazhdojnë të shfaqin problematika të shumta në moshën e adoleshencës dhe të rritur. Adoleshentët me ADHD rrezikojnë më shumë sesa të tjerët të braktisin shkollën, të abuzojnë me drogën dhe alkoolin, të shfaqin sjellje kriminale. Por si të sillen prindërit, mësuesit, të afërmit nëse ndodhen përballë fëmijëve apo edhe më të rriturve që vuajnë nga ky çrregullim? Për herë të parë në dorën e profesionistëve vjen një udhëzues, në formën e një libri, i përgatitur nga psikologia Lorela Garuli të cilën e kemi ftuar sot për të na dhënë më shumë detaje rreth këtij çrregullimi, dhe modeleve që duhet të ndjekim për të dhënë në kohë trajtimin e duhur.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46