Wake Up/ 87% e të rinjve kërkojnë në Google për të vendosur një llambë apo një vidë
03/06/2020 10:58

Duket se gjithmonë e më tepër, veҫanërisht të rinjtë i drejtohen Google për ҫdo veprim që duhet të bëjnë, qoftë edhe për punët më elementare. Bëhet fjalë për një studim të kompanisë së biznesit "Plusnet", ku kanë marrë pjesë 2000 të rinj të moshës 25-34 vjeҫ (Millenians). Ata nuk ndjehen të sigurt për të për as një riparim të vogël hidraulik, apo elektrik, madje as për të ndërruar një llambë apo një dorezë të derës. Po ashtu edhe shtrëngimi i një vide në pajisjet shtëpiake konsiderohet si një punë e vështirë nga të rinjtë dhe ju duhet patjetër një usta për ta vendosur në vend. Më konkretisht 87% e pjesëmarrësve në studim deklaruan se i drejtohen Google edhe për punët më të vogla. Madje 3 në 10 persona shikojnë edhe video në rrjetet sociale se si realizohen konkretisht këto veprime që ata i quajnë "sfida". Studimi pati edhe të dhëna të tjera interesante. 1/4 e të pyeturve pranuan se merrnin dike tjetër për të zgjidhur këto punë të vogla. Ka edhe raste që shprehen se kanë qëndruar deri në 3 javë pa drita sepse nuk kanë pasur dikë që t'i ndërronte llambën. Këto janë vetëm disa raste për të cilat të rinjtë në nivel global i drejtohen Google. Por gjatë periudhës së pandemisë, teksa kemi qenë të detyruar që të qëndrojmë mbyllur në shtëpi, ndoshta këto statistika edhe mund të kenë ndryshuar. Të paktën nëse ankoheshin se nuk kanë kohë, tani të rinjtë i kanë pasur të gjitha mundësitë për të qenë më praktikë për ato që ka nevojë një shtëpi. Për më shumë do të diskutojmë me Beliozën, e cila me siguri do të na tregojë edhe histori të tjera interesante.

Blogerja e ushqimit: Gatimi i ushqimit ka plus-e, kontrollon përbërësit etj – Në Shtëpinë Tonë
20/11 11:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 20 Nëntor 2026
20/11 11:00
Fituesit e lojërave për sot në Wake Up!
20/11 10:34
Ku po ruhen të dhënat e nxënësve nga survejimi me kamera?/ Wake Up
20/11 10:33
“Smart City”, gazetari: Janë konstatuar mangesi në mbrojtjen e të dhënave!/ Wake Up
20/11 10:20
Sa po gjen zbatim “Smart City” në shkolla!/ Wake Up
20/11 10:13
Kamerat në shkolla, siguri apo dhunim i privatësisë?/ Wake Up
20/11 10:12
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:53
Baçi është trim, por e ka tmerr “shtrak-shtruk”!/ Wake Up
20/11 09:48
A është zemra juaj vërtet e shëndetshme? Dr. Arjola Cuka tregon kontrollet që duhen kryer/ Wake Up
20/11 09:48
Kush jeni dhe nga po na ndiqni sot në mëngjes?/ Wake Up
20/11 09:32
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
20/11 09:23
Zgjidhe me kujdes mallkimin tënd: ditë të mërzitshme apo ditë plotë emocione/ Wake Up
20/11 09:16
Proteinat dhe plakja, çfarë tregon studimi i 350-të?/ Wake Up
20/11 09:07
Mot me vranësira të dendura dhe rrebeshe të izoluara shiu. Ulen temperaturat/ Wake Up
20/11 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14