Wake Up/ 68% e kompanive: Klima e biznesit në Shqipëri e pafavorshme. Pandemia e përkeqësoi
30/06/2020 10:26

Dhoma Amerikane e Tregtisë deklaroi dje se klima e biznesit në Shqipëri është përkeqësuar. 68% e kompanive e konsiderojnë klimën në Shqipëri të pafavorshme, 26% e konsiderojnë neutrale dhe 6% të favorshme. Nga 43% në 2018, Indeksi i Biznesit ka rënë në 38% në 2019. Dhoma Amerikane theksoi se “rezultatet nuk janë të mira dhe se ka rënie të Indeksit të Biznesit me 5%, që përbën uljen më të madhe të 8 viteve”. Këto janë të dhënat që i referohen vitit të shkuar, por situata me pandeminë duket se i ka përkeqësuar edhe më tej gjërat. Dhe një tregues domethënës për këtë ishte thuajse stopimi apo reduktimi i reklamave dhe aktivitetit të marketingut. Ndërkohë që kompanitë në botë, (të paktën aty ku klima ndaj biznesit nuk është armiqësore), thjesht e diversifikuan reklamën, këtu te ne shumica i pezulluan kontratat e reklamave. Mirdaim Axhami, pedagog në Fakultetin Ekonomik duke analizuar shifrat tha se ato janë një tregues shqetësues për ekoniminë e vendit. "Shifrat janë shumë shqetësuese. Elementi që kishte përkeqësimin më të madh kishte të bënte me situatën politike, paqëndrueshmërinë politike dhe ky ishte treguesi me perceptimin negativ më të thellë, e ndjekur nga korrupsioni që ishte në nivel të përkeqësuar dhe nga ekonomia informale." Axhami, u ndal dhe në një analizë të sektorit të marketingut që gjatë kësaj periudhe ka pësuar të tjera zhvillime, si shkak i situatës së pandemisë që kaloi gjithë globi

Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15
Anila pa “shtrak-shtruk” brenda dhomës dhe vazhdoi serbes/ Wake Up
18/11 10:09
1 në 4 shqiptarë mbajnë antibiotik në shtëpi, eksperti: Shqëtësuese!/ Wake Up
18/11 09:56
Eksperti: Antibiotikët rimbursohen, por ka zvarritje në procedura!/ Wake Up
18/11 09:50
“Mjekët i përshkruajnë antibiotikët shpesh pa bërë teste”!/ Wake Up
18/11 09:49
Shqiptarët të fiksuar pas antibiotikëve, eksperti rrëfen arsyet!/ Wake Up
18/11 09:35
Cila fjali e prindërve ju bezdiste dikur ndërsa sot e përdorni vetë?/ Wake Up
18/11 09:33
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
18/11 09:23
A e keni vënë re sa shpesh mirësia jonë nuk vihet re aspak?/ Wake Up
18/11 09:23
Robert Pattinson konfirmohet si James Bondi i ri!/ Wake Up
18/11 09:22
Mot me shira të dendur dhe probleme me përmbytjet në këto rajone…/ Wake Up
18/11 09:03
Kur është momenti i duhur për të veshur pizhamet?/ Wake Up
18/11 09:01
Wake Up – Emisioni i Plotë, 17 Nëntor 2026
17/11 11:12
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
17/11 10:57
Çajrat që duhet të konsumojmë në mëngjes…/ Wake Up
17/11 10:52
Nutricionisti: Gabimi me vezën, shumica heqin të verdhën dhe konsumojnë të bardhën!/ Wake Up
17/11 10:49
Nutricionisti: Çfarë duhet të zgjidhni mes një byreku dhe brioshi?/ Wake Up
17/11 10:43
Mëngjeset që nuk iu marrin aspak kohë janë këto!/ Wake Up
17/11 10:39