Wake Up/ 31 mijë jetimë, probleme me strehimin, arsimin, punësimin etj
20/05/2020 10:58

"Jetojmë në një botë që vuan nga uria, jo vetëm nga uria për bukë por nga uria për dashuri”- ka thënë Nënë Tereza. Sot më shumë se kurrë do të gjente zbatim kjo shprehje, sidomos për fëmijët jetimë në këtë ditë. 20 maj në Shqipëri njihet si “Dita Kombëtare e Jetimëve”, një ditë reflektimi dhe apeli ndaj të gjitha autoriteteve për t'i ndihmuar dhe për tju ardhur në ndihmë kësaj kategorie, të cilët fatkeqësisht nuk janë të pakët në numër. Janë 31 mijë fëmijë jetimë në të gjithë vendin, dhe rreth 1600 prej tyre kanë statusin e jetimit. Problematikat që hasin këta fëmijë, janë të trashëguara ndër vite, probleme të cilat thellohen akoma më shumë kur ata pas moshës 15-vjeçare detyrohen të lënë qendrat rezidenciale të përhershme për tu përballur vetë me gjithçka që nga shkollimi, punësimi e deri tek gjetja e një banese për të jetuar. Në shoqërinë shqiptare në fakt një problem më i madh është mosrespektimi i të drejtave të këtyre minorenëve, të cilët shpesh diskriminohen, madje edhe dhunohen. Jo më larg se disa ditë më parë, një 15 vjeçar, jetim në kryeqytet është dhunuar fizikisht dhe verbalisht, sepse ka shkelur orarin e vendosur gjatë kësaj periudhe, teksa bënte xhiro me biçikletë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë ku ka pezulluar efektivin nga detyra për shkelje të rregullores, por a është kjo forma e duhur për të trajtuar këta të mitur, të cilët ndryshe nga të tjerët duhet të kenë një përkujdes më të madh? Sot është dita e tyre ndaj ne diskutuam me Ilir Çumanin, i cili prej vitesh tashmë ka si kauzë mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 19 Nëntor 2026
19/11 10:59
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
19/11 10:49
Çfarë është një agjent i Inteligjencës Artificiale?/ Wake Up
19/11 10:27
Kurse 10 ditore për të mësuar Inteligjencën Artificiale/ Wake Up
19/11 10:25
Si mund t’i marrim më të mirën I.A. për të lehtësuar punën tonë?/ Wake Up
19/11 10:14
“Tregu i punës ka ndryshuar, avantazh mënyra si i qasesh Inteligjencës Artificiale”/ Wake Up
19/11 10:13
Adi pa se idetë e Silvës nuk ishin shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
19/11 10:03
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:50
Arjan Ymeri: Kemi fluks aplikimesh në Akademinë e Sipërmarrjes!/ Wake Up
19/11 09:38
Çfarë po testohet në bujqësi përmes teknologjisë?/ Wake Up
19/11 09:37
Talentet në diasporë, Arjan Ymeri: Po i sjellim drejt Shqipërisë!/ Wake Up
19/11 09:37
Si ka ndryshuar ekosistemi i sipërmarrjes në Shqipëri që prej një dekade!/ Wake Up
19/11 09:34
Cilat janë “startup-et” që po gjenerojnë të ardhura të mëdha në vend?/ Wake Up
19/11 09:32
A po e përdorni I.A. në punën tuaj dhe si?/ Wake Up
19/11 09:18
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
19/11 09:11
Mbaji pranë ata me të cilët përputhesh, të tjerët lëri të shkojnë…/ Wake Up
19/11 09:11
Mot me vranësira dhe shi, herë pas here priten dhe shtrëngata/ Wake Up
19/11 09:10
Wake Up – Emisioni i Plotë, 18 Nëntor 2026
18/11 10:45
Specialisti imobiliar zbulon zonat ideale për të blerë shtëpi në Tiranë!/ Wake Up
18/11 10:28
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
18/11 10:15