Wake Up/ 28 Qendra Shëndetësore në det dhe mal në kohë koronavirusi, për të gjithë pushuesit
30/06/2020 10:41

Këtë vit sezoni turistik për pushuesit nuk do të jetë i njëjtë me atë të viteve të kaluara, si pasojë e virusit COVID-19 i cili ka shënuar shifra të larta gjatë muajit qershor. Megjithatë pushuesit do të frekuentojnë bregdetin shqiptar edhe pse në një distancim fizik nga njëri-tjetri më shumë se më parë. Autoritet e shëndetësisë shqiptare edhe këtë vit kanë hapur qendrat shëndetësore në pikat kryesore turistike aty ku do të ketë dhe numër të lartë turistësh. Do të jenë plot 28 qendra të shërbimit mjekësor parësor që do të ofrojnë ndihmë mjekësore për ata që do të shfaqin probleme gjatë pushimeve të tyre. Janë mbi 100 mjekë, personel shëndetësor të cilët janë trajnuar për t'u ardhur në ndihmë pushuesve, ndërkohë që këtë vit ndihma mjekësore do të jetë edhe më e shtuar tek rastet e dyshuara për COVID- 19. Sipas Flutura Beqos, drejtoreshë në Ministrinë e Shëndetësisë, këto qendra kanë nisur të vihen në punë që prej 15 qershorit dhe do të jenë aktive deri në fund të gushtit, ndërkohë që ditët e fundit ato janë pajisur dhe me flotën e autoambulancave që do të transportojnë drejt institucioneve spitalore rastet që do të jenë në gjendje të rënduar. "Në këto qendra kemi stafe që janë trajnuar për t;u përballur edhe me situata të tilla. Në rast të konstatimit të një personi që dyshohet me COVID, është menduar që në këto qendra shëndetësore të ketë një vend të posaçëm, i izoluar. Në këtë rast do të koordinohet me epidemiologët për ta transferuar pacientin apo dhe për t'i bërë tamponin" Qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2 dhe Borsh.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 23 Tetor 2026
23/10 10:44
Fituesit e lojërave sot në Wake Up
23/10 10:24
Çfarë është “black bloc”, taktika e maskave të zeza në protestë?/ Wake Up
23/10 10:24
Fëmijët po rriten me rrjete sociale, një model jo real! Duan të bëhen influencer/ Wake Up
23/10 10:22
Psikologia zbulon mesazhin që po përcjellë gjenerata Z në protestë. “Janë brez i padukshëm”/ Wake Up
23/10 10:20
“Fëmijët thonë unë dua të bëhëm polic, por pamjet që po shohim tregojnë të kundërtën”/ Wake Up
23/10 10:14
“Populli shqiptar ka një sëmundje dhe kjo e ka emrin tranzicion”/ Wake Up
23/10 10:09
Tanës i mbetën sytë te “shtrak-shtruk” i Tikut/ Wake Up
23/10 09:51
Kush po futet mes protestuesve? Ja çfarë zbulon eksperti i sigurisë…/ Wake Up
23/10 09:47
Në krye të operacioneve të 97’, ish drejtuesi rrëfen aksionet!/ Wake Up
23/10 09:45
22 policë mbi një person, Fatjon Softa: E paimagjinueshme!/ Wake Up
23/10 09:41
Fatjon Softa: Pashë probleme në strukturën e policisë, çfarë u bë gabim!/ Wake Up
23/10 09:40
A është në krizë siguria publike? Eksperti rrëfen çfarë po ndodh/ Wake Up
23/10 09:38
Wake Up rikthehet në transmetim pas flakëve shkatërruese. “Do ringrihemi nga e para”/ Wake Up
23/10 09:19
Çfarë/Kush ju mungon më shumë?/ Wake Up
23/10 09:08
“Pop Quiz”, ja çfarë fitoi telefonuesja?/ Wake Up
23/10 09:07
Çarku i minjve: Një histori për përgjegjësinë e përbashkët/ Wake Up
23/10 09:06
Përmirësohet moti, ndërpriten reshjet. Ulen temperaturat/ Wake Up
23/10 09:06
Wake Up – Emisioni i Plotë, 21 Tetor 2026
21/10 10:43
Pyetje flash Selin apo Gimbo?! Përgjigjet e Selin befasuese…/ Wake Up
21/10 10:30