Reportazh - Rrugës së Gjirit të Lalëzit, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti ndodhet fshati Hidrovor. Mes dy qyteteve më të mëdha, Tiranës e Durrësit, pranë zonave turistike, Hidrovori me rreth 2000 banorë do duhej të ishte një fshat i zhvilluar, me kopshte, shkolla e spitale. Jo vetëm që nuk është kështu, por aty mund të regjistrosh absurdin e radhës në Shqipëri.