Wake Up/ 24 mijë shqiptarë kërkuan azil. Ilir Gedeshi: Po ikën elita intelektuale dhe financiare
24/09/2020 11:15

Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat. Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Të dhënat e Eurostat tregojnë se Franca është destinacioni më i preferuar për minorenët. Ilir Gedeshi, ekspert për emigracionin nga Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore Nëse e krahasojmë Shqipërinë me vendet e Ballkanit Perëndimor por dhe me vende tëtjera të botës nga Shqipëria kanë emigruar apo kanë ikur me studime jashtë rreth 17 mijë studentë. Shqiprëria së vendin e parë në vendet e Ballkanit Perëndimor përsa i përket largimit të studentëve. Studimi jashtë nga pikëpamja e edukimit do të shihej si diçka shumë pozitive meqënëse mendojnë se duke pasur Universitete më të mira atëherë këta të rinj kanë mundëis të rrisin kapitalin e tyre human dhe social por sigurisht kjo shoqërohet me daljen e qindra milionë euro që dalin çdo vit nga Shqipëria për studime. Por pyetja që shtrohet është se këta studentë kthehen pas studimeve apo duan të qëndrojnë në vendte ku studiojnë. Statistikat dhe studimet tregojnë se 94% e tyre nuk dëshirojnë të kthehen më në Shqipëri. Dhe kjo është humbja më e madhe që i ndodh vendit me këtë segment të popullsisë që janë studentët. Dhe këta janë të rinj, maturantë që janë më të mirë në mënsime dhe që vijnë nga elita intelektuale dhe që kanë burime financiare, pra shkon elita intektuale dhe financiare e vendit dhe nuk kthehen më. Pra kjo është humbje shumë e madhe e kapitalit human të vendit. 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë, ishin deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.Franca është destinacioni më i preferuar për minorenët nën 14 vjeç, me 3,460 aplikime për periudhën në fjalë, ose 50% e gjithë kërkesave nga minorenët. Preferenca tjetër është Gjermania (1,145 aplikime), më pas Greqia (695), Mbretëria e Bashkuar (525) dhe Italia (310)- Kanë aplikuar për azil edhe 1,615 persona të moshës 17-18 vjeç. Mbi 60% e aplikimeve në total në vendet e BE+ në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt, sipas të dhënave të Eurostat.

Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
16/11 10:36
“Që në 1994 veshjet i kam blerë jashtë ndërsa ushqimet në kohën kur…”/ Wake Up
16/11 10:33
Klodiana Shala: Zgjedh Janinën për detergjentë, makarona dhe…/ Wake Up
16/11 10:32
Gazetarja: Shqiptarët e Shqipërisë vinjë për të kryer dializën në Kosovë/ Wake Up
16/11 10:18
Shqiptarët dynden në Prizren dhe Gjakovë për ushqime. Gazetarja: E hëna dita e pazarit!/ Wake Up
16/11 10:11
Klodiana Shala tregon faturën live, furnizohem me fruta e perime në Kosovë dhe Greqi/ Wake Up
16/11 10:07
Erisa u mërzit kur pa se Landi kishte shumë shtrak-shtruk/ Wake Up
16/11 09:55
“Century 21 Albania”, rrjeti më i besuar për investimet tuaja!/ Wake Up
16/11 09:40
Më mirë të shpenzosh për mallra apo për përvoja?/ Wake Up
16/11 09:39
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
16/11 09:27
“S’ke nevojë të jesh i mirë. S’ke nevojë të ecësh në gjunjë për kilometra të tërë…”/ Wake Up
16/11 09:22
Video virale/ Njihuni me kiropraktorin e kafshëve/ Wake Up
16/11 09:15
Mot i paqendrueshëm, reshje shiu e dëbore në zonat Veriore dhe Veriperëndimore/ Wake Up
16/11 09:05
Edea Demaliaj feston ditëlindjen, moderatorët e surprizojnë live!/ Wake Up
16/11 09:04
Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50