Në një intervistë për Wake Up, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, tregon të dhënat e analizave paraprake për gjallesat, pas ndotjes nga hidrokarburet të vijës bregdetare në Durrës. Ai deklaron se peshku i Durrësit rezulton i pandotur dhe i parrezikshëm për shëndetin e konsumatorit.