Wake Up/ 13 mijë të verbër kërkojnë të drejtat: Shteti na ka braktisur. Pandemia shtoi vështirësitë
15/10/2020 11:40

Prej shumë vitesh ata kërkojnë që të drejtat e tyre të respektohen. Të drejta që lidhen me arsimimin, punësimin, ofrimin e shërbimeve shëndetësore e sociale në komunitet. E kemi fjalën për personat që nuk shikojnë, të cilët në vendin tonë nuk janë të paktë në numër, mbi 13 mijë të verbër në të gjithë vendin. Sot është 15 tetori dhe në mbarë botën kjo datë njihet si Dita e Shkopit të Bardhë që simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standardit të të drejtave të tyre. Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë dhe të gjithë përfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti. Në fakt në Shqipëri për më shumë se një dekadë, personat e verbër kanë kërkuar respektimin e të drejtave të tyre, por shumë prej këtyre kërkesave duket se kanë rënë në vesh të shurdhët. Koordinatori i Shoqatës së të Verbërve për Tiranën, Ervin Muha tha se personat që nuk shikojnë hasin vështirësi për të bërë një jetë normale sepse shteti nuk ka vëmendje ndaj tyre dhe i ka braktisur. "Ne nuk kemi autonomi në lëvizje, e drejta për arsimim për kategorinë tonë është në regres. Kemi gjithmonë probleme me pagesat që shteti ka për detyrë të bëjë për personat që nuk shikojnë. Eshtë turp i madh që shteti të jetë vazhdimisht në borxhe ndaj nesh. Shërbimi shëndetësor ndaj nesh gjithashtu është në regres. U kemi bërë thirrje qeverive vendore sepse shumë pak jemi ndihmuar dhe kemi gjetur mbështetje në këto kohë pandemi ku vështirësitë tona janë shtuar. Unë p.sh. kam asistuar me Bashkinë e Tiranës dhe ajo ka bërë shumë pak për këtë kategori gjatë periudhës së pandemisë. Në qytete të tjera situata është akoma edhe më e rëndë"- tha Muha.

Wake Up – Emisioni i Plotë, 13 Nëntor 2026
13/11 10:51
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
13/11 10:42
Lajda Porja: Kur pritet të ikë vjeshta!/ Wake Up
13/11 10:40
Si po udhëton stuhia Charles, vendet që po prek?/ Wake Up
13/11 10:30
Intimiteti artificial me anë të lodrave!/ Wake Up
13/11 09:55
Lina vendosi ta mbyllte shtrak-shtruk me një buzëqeshje/ Wake Up
13/11 09:50
Pesë botime të zhanreve të ndryshme letrare nga Shtëpia Botuese ‘Pegi’!/ Wake Up
13/11 09:41
Kush është njeriu më i veçantë në familjen/fisin tuaj dhe pse?/ Wake Up
13/11 09:35
“Pop Quiz”, pyetjet e lojës për sot…/ Wake Up
13/11 09:32
Nuk je gati për një lidhje nëse mendon se të duhet një lidhje që të ndihesh i plotë…/ Wake Up
13/11 09:31
E pazakontë, 2 fëmijët që rrëshqasin mbi Pitonin gjigand!/ Wake Up
13/11 09:25
Moti/ Stuhia Charles arrin në vendin tonë, reshje shiu edhe erëra mjaft të fuqishme/ Wake Up
13/11 09:20
Wake Up – Emisioni i Plotë, 12 Nëntor 2026
12/11 10:36
Shtatori-Janari, dy muajt kur njerëzit zgjedhin të shkojnë tek psikologët, përse?/ Wake Up
12/11 10:16
“Bashkëshorti im zbukuron pemën e familjes tonë, të prindërve dhe gjyshes”/ Wake Up
12/11 10:16
Psikologia: Duhet t’u shpjegojmë fëmijëve se përse atmosfera festive ndodh në Dhjetor/ Wake Up
12/11 10:16
Përse duhet ta vendosim pemën e Krishtlindjeve që në nëntor? Çfarë zbuloi psikologia/ Wake Up
12/11 10:16
Fituesit e lojërave sot në Wake Up!
12/11 10:11
Idetë e Renisit ishin të gjitha të “shtrak-shtruk”/ Wake Up
12/11 09:46
TIA, revolucioni që do të sjellë në tregun e punës gjatë 2027!/ Wake Up
12/11 09:46