Në ditën e 6 të vaksinimit masiv të popullatës mbi 70 vjeç, në “Sheshin Skëndebej”, situata është më e qetë, krahasuar me ditët e para. Viollanda dhe Shkëlqim Zeqo janë një çift inxhinierësh mekanikë, mbi 50 vjet të martuar, dhe që sot, ashtu siç I ka njoftuar mjekja e familjes do të bëjnë vaksinën.