Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për Top Channel vlerëson mikpritjen që gjeti në Tiranë dhe është i sigurt se kjo nuk do të jetë vizita e fundit. Ai deklaroi se palët kanë pranuar qëndrimet e ndryshme të njëri-tjetrit dhe po shikojnë përpara, veçanërisht për të shfrytëzuar të gjithë mundësinë e bashkëpunimit ekonomik.