Vrau vajzën dhe dhëndrin në Australi, del nga koma babai
06/01/2020 18:27

Osman Shaptafaj, 55 vjecari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas “Daily Mail”, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë. Shaptafaj nuk jetonte me të bijën, e cila qe rritur vetëm me të ëmën. Lindita Musai, sicc thonë njerëz pranë saj kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin, të cilin dhe e kishte frikë. Ajo po përpiqej të fillonte një jetë të re me të shoqin, Veton Musai, larg babait që mbrëmjen e ndërrimit të viteve, i mori jetën të dyve duke i qëlluar me një breshëri plumbash. Shaptafaj me pas e ktheu armën edhe nga vetja, e gjatë këtyre ditëve, ka qenë në spital në gjendje kritike për jetën. Por situata e tij së fundi është stabilizuar dhe autoritetet po shpresojnë që ta marrë sa më shpejt veten për ta cuar në sallën e gjyqit. Në një postim të mëhershëm në Facebook , Shaptafaj shkruante: “Mund të më doni, apo të më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, do të jem gjithmonë në zemrën tuaj; nëse më urreni, do të më keni gjithmonë në mendje“! 55 vjecari jetonte vetëm 5 km larg të bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, ishte përpjekur ta mbate larg jetës së saj për të trazirave që shkaktonte në familje. Burri nuk kishte precedentë të theksuar penalë, dhe vetëm një herë ishte ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Vëllai i Vetonit, Drilon Musai, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre nuk do të shuhet asnjëherë. “ Ju ishi zilia e të gjithëve, “ ka shkruar ai. “ Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën”, thuhet ndër të tjera në mesazh.

Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49
Top Channel/ Katari “mpreh shpatën”: “Boll standarteve të dyfishta me Izraelin, të ndërhyjmë”!
15/09 11:48
Top News – Trupat e NATO-s blindojnë Poloninë / Miratohet vendosja pas inkursionit të dytë të Rusisë
15/09 11:48
Top News – ‘NATO të rrëzojë dronët rusë’ / Zelenski: Putin po teston mbrojtjen e aleancës
15/09 11:47
Top News – Papa Leoni kundër Elon Musk / Kritikon pasurinë: Jemi në telashe të mëdha
15/09 11:29
Top News – Ukraina ‘ndëshkon’ Rusinë…Avancon në kufi, ushtria e Moskës humbje të mëdha
15/09 11:18
Top Channel/ Bandat e Drogës, Belgjika nxjerr në rrugë ushtrinë: Ndjek shembullin e Donald Trump!
15/09 11:13
Top News- Trafik emigrantësh në SHBA e Kanada/ Italia dorëzon të kërkuarin nga prokuroria e posaçme
15/09 10:08
Top News- Tanket izraelite rrethojnë Gazën/ Trump paralajmëron Netanyahun- Kujdes me Katarin
15/09 09:41