Vrasja në Shkodër, arrestohet autori, edhe dy bashkëpunëtorë në kërkim
29/11/2020 12:18

Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 46 vjeçarit Ridvan Ramazanit në fshatin Mushan në Shkodër. Milkjor Gjoka, 25 vjeç, banues në fshatin Dajç, u arrestua nga uniformat blu, për veprën penale, Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim. Ndërkaq, në kërkim, si bashkëpunëtor në vrasje, u shpallën edhe dy vëllezër; Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, të dy banorë në fshatin ku ndodhi vrasja, mëngjesin e së shtunës. Nga hetimet, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, kanë vrarë me kallashnikov, Ridvan Ramazanin. Dyshimet janë, se autorët janë konfliktuar me djalin e viktimës, ndërsa ky i fundit ka ndërhyrë për të sqaruar situatën. Por disa orë më pas, autorët e ekzekutuan Rivan Ramazanin, me breshëri plumbash në automjetin e tij. Nga hetimet e kryera, u vunë në pranga edhe dy persona të tjerë për moskallëzim të krimit. Sipas policisë, shtetasi B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, kanë qenë prezent kur ka ndodhur ngjarja por nuk kanë kallëzuar në polici për krimin e ndodhur. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krëhëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Top Channel/ “Unë s’kam gënjyer, ju e keni bërë”, Baçi sfidon Ballën: Hajde tani dhe shkojmë…
03/07 16:58
Top Channel/ “Plaçka e vjedhur nuk gëzohet”, Baçi paralajmëron PS: Mos mendoni se do ia kaloni lehtë
03/07 16:57
Top News – Mbrojtja e të dhënave roli e nëpunësve në sektorin publik e privat
03/07 16:32
Top Channel/ BPAL: Bashkëpunojmë në hetime, kemi kontribuar me 730 mln dollarë të rentës minerare
03/07 15:42
Top Channel/ I ikin policisë dhe aksidentohen, ndalohet “i forti” në Tiranë
03/07 15:41
Top Channel/ SPAK godet sërish vëllezërit Suel e Mario Çela, ju sekuestron pronat në Itali
03/07 15:40
Top Channel/ Gjyqi për Martinin, dëshmojnë oficerja e sigurisë dhe mësuesja
03/07 15:30
Top Channel/ Zjarri prej tre ditësh në landfill, ministri Vengu mbërrin në Elbasan
03/07 15:20
Top News – Rama ‘shkund’ bashkinë/ ‘Furtunë’ në Vlorë, ikin drejtorë dhe gjysma e administratës
03/07 15:15
Top News – Sekuestrohen pronat e Suel Çelës në Itali. Mbi 7 mln euro ndërtesa, llogari e kompani
03/07 15:13
Top News- 63 dëshmitarë për ‘5D’/ Gjyqi ndaj ish drejtorëve të bashkisë Tiranë
03/07 15:03
Top News – Sokol Meqemeja merr tender nga Albpetrol. Dyshimet për konflikt interesi
03/07 13:11
Top News – A do t’u mungojë Parlamenti? Flasin deputetët që nuk u zgjodhën më 11 maj
03/07 13:08
Top Channel/ Ngjarja në Astir! Video e arrestimit të një prej autorëve, si tentoi t’i shpëtonte
03/07 13:06
Top News- Rrugorja aksion në të gjithë Tiranën/ 11 shoferë të arrestuar dhe proceduar në 72 orë
03/07 12:55
Top News – Bankers shiti 5.3 miliardë euro naftë. Por në shtet deklaronte humbje për 20 vite rresht
03/07 12:55
Top Channel/ Tym toksik mbi Elbasan! Digjen mbetjet e qytetit prej ditësh
03/07 12:45
Top Channel/ Rinumërohen votat e Durrësit, do të bëhet një kontroll i pjesshëm në kutitë e votimit
03/07 12:42
Top Channel/ Arrestohen doganierët grekë, 13 në pranga për ryshfet dhe shpërdorim detyre
03/07 12:09
Top News- Kërcënuan një person me armë/ Pranga një prej autorëve në Durrës, në kërkim të tjerët
03/07 11:53