Vrasja e Soleimanit, Pompeo: Është e ligjshme
07/01/2020 19:32

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se vendimi i presidentit Trump, për vrasjen e komandantit iranian Kasem Soleimani në një sulm me dron, ishte plotësisht i ligjshëm, i duhur dhe një vendim që përshtatet plotësisht me strategjinë e shteteve të bashkuara të Amerikës kundrejt Iranit, pavarësisht se nuk dha prova që justifikonin aksionin. “Presidenti kishte një bazë tërësisht ligjore ndërkohë që vendimi ishte në një linjë me strategjinë tonë për të luftuar kërcënimin e aktiviteteve malinje nga Irani dhe më gjerë”, shprehet Pompeo. Vrasja e Soleimanit ka shtuar frikën e një konflikti mes shteteve të bashkuara dhe Iranit. Shefi i forcave Quds kishte si detyrë mbrojtjen dhe promovimin e interesave iraniane jashtë vendit dhe konsiderohej si një hero. Për shtetet e bashkuara, ai ishte një terrorist dhe ndërsa shpjegonte përse kishte autorizuar sulmin, presidenti Trump tha se Soleimani ishte një kërcënim. Sidoqoftë Irani tani po shqyrton skenarët e mundshëm të hakmarrjes ndaj shteteve të bashkuara. Zyrtarë të sigurisë së vendit thonë se janë 13 skenarë, secili prej të cilëve, do të ishte një makth për amerikanët. Sipas tyre, forcat amerikane në lindjen e mesme, do të konsiderohen objektiv sulmi. “Procesi i dëbimit të shteteve të bashkuara nga rajoni ka filluar”, deklaroi Hossein Salami, komandanti i rojave revolucionare. Më herët edhe Hezbollahu kishte paralajmëruar se asnjë ushtarë, bazë amerikane apo luftanije në rajon, nuk do të ishte e sigurt pas vrasjes së Soleimanit. Ndërkohë, ka shkuar në 50 numri i viktimave dhe në më shumë se 200 ai i të plagosurve në ceremoninë e varrimit të Kasem Soleimanit në qytetin e tij të lindjes, Kerman. Nuk është e qartë se çfarë i ka shkaktuar viktimat, por numri i njerëzve të mbledhur para ceremonisë ishte jashtëzakonisht i madh, dhe në një moment të caktuar situata ka dalë jashtë kontrollit dhe ata janë shtypur me këmbë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30