Vrasja e dyfishtë/ Lamtumirë çiftit shqiptar që u ekzekutuan me armë zjarri nga babai i vajzës
04/01/2020 13:11

Familjarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit çiftit shqiptar që u ekzekutua me armë zjarri në Australi nga babai i vajzës. Dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit, ndërsa autori i krimit të dyfishtë ndodhet në spital në gjendje kome, sepse, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi veten me armë zjarri pasi vrau vajzën dhe dhëndrin. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda. I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar as fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Tragjedia që pllakosi një familje shqiptare në Melbourne të Australisë, tronditi mbarë opinionin publik. Lindita Musai dhe bashkëshorti i saj, Vetoni një shqiptar nga Maqedonia do të prehen në varrezat e Melburnit. Pista paraprake megjithatë tregon se shkak për vrasjen e 25 vjeçares dhe të shoqit të saj 29 vjec, mund të jenë bërë disa mosmarrëveshje familjare. Shtypi vendas shkruan se Shaptafaj, i ka shkuar në banesë të bijës dhe dhëndrit që sapo kishte festuar përvjetorin e parë të martesës, dhe ka hapur zjarr mbi ta. Daily Mail thotë se Lindita i frikësohej shumë të atit. Një pjesëtar i familjes ka thënë në kushte anonimati se vajza kishte pasur me të një marrëdhënie të vështirë, dhe duket ishte përballur me të ndërsa përpiqej të kishte një jetë te qetë më të shoqin. Në momentin e incidentit, në shtëpinë e çiftit mendohet të ketë pasur disa njerëz të ftuar për festë. Lindita ishte recepsioniste në një firmë pasurish të patundshme në Melbourne, ndërsa bashkëshorti i saj punonte në një bankë aty pranë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30