Ish-kryetari i KZAZ-së numër 53 në Tiranë, Berti Coku, i cili i përket mazhorancës dhe që kishte për detyrë vetëm administrimin e zgjedhjeve në zonën ku votoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka shprehur edhe ai qëndrimin e tij mbi votën e presidentit.